LAJMI I FUNDIT:

Fondi për Garantim e Kredive zhvillon vendin dhe hap vende të reja pune

Fondi për Garantim e Kredive zhvillon vendin dhe hap vende të reja pune

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim kryeshefin ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda. Gjatë takimit, Mustafa e njoftoi për projektet zhvillimore dhe infrastrukturore që Qeveria e Kosovës po i realizon në kuadër të zhvillimit të gjithanshëm të vendit.

Duke folur për krijimin e Fondit për Garantim e Kredive, i cili pritet të miratohet së shpejti në Kuvend, kryeministri Isa Mustafa theksoi rëndësinë që ka ky Fond dhe faktin se për funksionalizmin e tij kërkohet kontributi edhe i bankave.

“Fondi për Garantim e Kredive do të ketë rol të rëndësishëm dhe do të jetë në shërbim të plotë të zhvillimit të vendit dhe të hapjes së vendeve të reja të punës”, tha Mustafa.


Kryeshefi ekzekutiv i Raiffeisen Bank International, Karl Sevelda, vlerësoi lart përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sevelda po ashtu çmoi performancën e stafit të Bankës Raiffeisen në Kosovë, ekspertiza e të cilëve, siç u shpreh ai, po përdoret edhe nga vendet tjera në rajon. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Mustafa: Vetëm 18% e grave në Kosovë janë të angazhuara në sektorin e biznesit

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Durrësi ende ofron ditë të ngrohta - Shijo pushime të këndshme me oferta për toke

Ekonomi
Kalo në kategori