LAJMI I FUNDIT:

IPKO shpërblen fituesit e parë të Qëllo dhe Fito

IPKO shpërblen fituesit e parë të Qëllo dhe Fito

Si platforma kryesore e televizionit digjital me kanalet, teknologjinë dhe përmbajtjen më të mirë, posaçërisht të kanaleve sportive dhe të drejtave televizive për shumicën e ligave evropiane të futbollit, IPKO ka krijuar një program të ri shpërblyes, me të cilin synon t’i kënaq dhe shpërblejë tifozët e futbollit dhe klubeve më të mëdha evropiane, ndeshjet e të cilave shfaqen ekskluzivisht në IPKO, përkatësisht kanalet e SuperSport.

Qëllo dhe Fito është platformë e cila ju kushtohet tifozëve të futbollit dhe ligave kryesore evropiane, dhe ua mundëson përdoruesve të fitojnë shpërblime të shumta javore dhe mujore, ndërsa shpërblimet kryesore janë dy bileta për të shikuar njërën nga ndeshjet derbi të Premier League.
qellofito (2) (2)
Dhe tani fituesit e muajit të parë janë shpallur. Janë Filloreta Fazliu dhe Egzon Kosumi ata që kanë marrë shpërblimet e para – një ndërresë origjinale të AC Milan dhe një top origjinal futbolli nga Nike.

Pjesëmarrja në Qëllo dhe Fito është shumë e thjeshtë – pjesëmarrësit vetëm duhet të qasen në faqen http://luaj.ipko.com


Si funksionon Qëllo dhe Fito?

Përdoruesit ftohen të qellojnë rezultatet e ndeshjeve të shumta që transmetohen në kanalet e SuperSport në TV digjital IPKO.

Për çdo rezultat të saktë të qëlluar, përdoruesi fiton 3 pikë, nëse qëllon skuadrën fituese por jo edhe rezultatin, atëherë fiton 1 pikë.

Abonuesit në televizionin digjital IPKO të cilët e verifikojne smart-kartelën e tyre brenda Qëllo dhe Fito, fitojnë 3 herë më shumë pikë (9 pikë për rezultat të saktë dhe 3 pikë për skuadrën fituese).

Ndeshjet javore të kampionateve evropiane të futbollit publikohen çdo javë deri në fund të sezonit sportiv 2015/16. Të gjithe përdoruesit mund të marrin pjesë në garë.

Shpërblimet – javore, mujore dhe shpërblimi kryesor

Çdo javë: 1GB internet në mobil, 5 euro mbushje dhe qasje në TVim

Çdo muaj: Fanellë origjinale të ekipit të tyre të preferuar, pako Premium 3 muaj dhe top futbolli

Në fund të sezonit: 2 bileta për të shikuar njërën nga ndeshjet derbi të Premier League. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori