LAJMI I FUNDIT:

Posta hap zyrë në Agjencinë për Regjistrim Civil

Posta hap zyrë në Agjencinë për Regjistrim Civil

Posta e Kosovës ka hapur një zyrë postare në objektin e Agjencisë për Regjistrim Civil në Prishtinë, në të cilën qytetarëve u është mundësuar t’i kryejnë pagesat për shërbimet që ofron kjo agjenci e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).

Tash e tutje pagesat për regjistrim të automjetit, pajisjes me letërnjoftim, pasaportë, patentë shoferë si dhe vulë apostile mund të bëhen brenda objektit të Agjencisë, në zyrën moderne të Postës së Kosovës ku ofrohet një shërbim i shpejtë dhe cilësor.

Marrëveshja për këtë shërbim të ri për qytetarët është nënshkruar nga kryeshefi ekzekutiv i Postës, Sejdi Hoxha dhe sekretari i përgjithshëm i MPB-së, Driton Gashi.


Inaugurimi i kësaj zyre postare është bërë sot në prani të zyrtarëve të lartë të të dyja institucioneve. Hoxha dhe Gashi janë shprehur të kënaqur që bashkëpunimi ndërinstitucional mes Postës dhe MPB-së ka rezultuar me një shërbim në dobi të qytetarëve.

Posta e Kosovës e licencuar nga BQK për shërbimin financiar jobankar ofron kryerjen pagesave për qytetarët e Kosovës, pa provizion ose me provizionin shumë të ultë, në mbi 140 zyra postare të shpërndara anekënd vendit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori