LAJMI I FUNDIT:

Refugjatët nuk janë kërcënim për ekonominë

Refugjatët nuk janë kërcënim për ekonominë

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Standard & Poor’s (S&P) pohon se kriza e refugjatëve në Evropë nuk kërcënon ekonominë, as buxhetin e Evropës.

Agjencia ndërkombëtare për vlerësimin e kredive, Standard & Poor’s (S&P) pohon se kriza e refugjatëve në Evropë nuk kërcënon ekonominë, as buxhetin e Evropës, ashtu që në situatën aktuale nuk ka bazë për vlerësimin kreditor në Evropë.

Agjencia S&P ka publikuar raportin për normimin kreditor dhe krizën e refugjateve në vendet e Bashkimit Evropian.


Në raportin thuhet se kriza e refugjatëve sirianë për çdo ditë rritet dhe se kjo është kriza më e vështirë që nga ajo e para gjysmë shekulli kur u dëbuan miliona njerëz gjatë luftës çlirimtare në Bangladesh.

Duke vënë në dukje rritjen e përditshme të numrit të refugjatëve sirianë, në raportin theksohet se pothuajse katër milionë prej këtyre refugjatëve janë vendosur në vendet fqinje të Sirisë, konkretisht në Turqi, Liban, Jordani dhe Irak.

Gjithashtu përmendet vlerësimi i qeverisë gjermane se në këtë vend gjatë vitit 2015 do të arrijnë një milionë refugjatë.

“Është e pamundur që ardhja e refugjatëve të shkaktojë dobësimin e ekonomisë dhe buxhetit në Evropë. Situata aktuale nuk jep bazë për zvogëlimin e vlerësimit kreditor në Evropë. Paralelisht me këtë, refugjatët nuk do të ulin problemet me të cilat me dekada të tëra përballet shoqëria evropiane”, thuhet në raportin e agjencisë S&P.

Duke theksuar se asnjë vend evropian nuk mundet vetë të zgjidh problemet aktuale me refugjatët, në raportin e agjencisë S&P theksohet domosdoshmëria e hapave të përbashkëta urgjente. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori