LAJMI I FUNDIT:

Bordet në dorë të koalicionit

Bordet në dorë të koalicionit

Emërimi i anëtarëve të bordeve të ndërmarrjeve publike nga Qeveria e Kosovës po realizohet përmes “pazareve” politike ndërmjet partive politike në pushtet. Pavarësisht kualifikimit apo kritereve të kërkuara në konkurs, punësohet ai që preferohet nga ekzekutivi apo kryetarët e komunave, varësisht se në cilin rajon gjendet ndërmarrja.

Gazeta “Zëri” ka gjetur se shumica e anëtarëve të bordeve janë pjesëtarë të dy partive në pushtet, LDK-së e PDK-së. Mërgim Lushtaku, djali i kryetarit të Skenderajt, Sami Lushtaku, është emëruar anëtar i Bordit në ndërmarrjen “Iber Lepenc”.

Në këtë kompani Qeveria e ka rehatuar edhe Albiona Malokun, e cila është motra e Vlora Dumoshit, shefes së Protokollit të kryeministrit Mustafa. Emra politikë janë përzgjedhur edhe në Bordin e Postës së Kosovës ku janë emëruar Halit Isufi, Mejdi Gjokli, Hysen Fazliu, Branisllav Nikoliq, Metije Jashari dhe Rushan Ceka.


Gazeta ka gjetur se Rushan Ceka vjen nga partia e Hashim Thaçit dhe ka qenë drejtor i Shërbimeve Publike dhe Emergjencës në Komunën e Kaçanikut, në kohën e kryetarit, Xhabir Zharkut.

Në Bordin e Aeroportit të Gjakovës janë përzgjedhur Naser Canolli, Brikena Kryeziu, Nora Gola, Nuri Bahtjari, Zenun Shala dhe një pozicion mbetet për më vonë që të plotësohet me një përfaqësues nga komunitetet.

Naser Canolli ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës në vitin 2013, ndërkaq Nuri Bahtjari ka qenë kandidat i PDK-së në zgjedhjet lokale për Prishtinën nga radhët e PDK-së, Zenun Shala ka qenë kandidat i LDK-së për kryetar të Junikut në zgjedhjet lokale të vitit 2013.

Për Bordin e Hekurudhave të Kosovës “Infrakos” janë përzgjedhur Njazi Selmanaj, Enver Aruqaj, Fëllënza Xhelili, Millosh Dimiq, Milazim Bytyqi dhe Nexhat Dedija. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori