LAJMI I FUNDIT:

Përpunuesit kosovarë të drurit në Panairin e Mobiljeve në Gjermani

Përpunuesit kosovarë të drurit në Panairin e Mobiljeve në Gjermani

Sektori i përpunimit të drurit të Kosovës do të përfaqësohet këtë vit në Gjermani, në panairin vjetor të bizneseve të mobilerisë. Ky panair mbahet në datat 20-24 shtator.

Qëllimi i panairit është të krijojë lidhje mes tregtarëve të mobiljeve dhe furnizuesve. Kompanite nga Kosova që do të ekspozojnë këtë radhë janë: ELNOR,UKAJ,TEFIK ÇANGA DESIGN, DIVANI, DECO dhe TEDES.

“Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës ka mundësuar këtë vit që prodhuesit e mobiljeve nga Kosova të marrin pjesë në panairin vjetor të mobiljeve MOW i cili mbahet në Gjermani prej 20-24 shtator 2015. Ky panair biznesi i tërheq si blerësit e mëdhenj, ashtu edhe prodhuesit e vegjël nga e gjithë Evropa,” thotë Arieta Vula, drejtoresha Ekzekutive e Shoqatës.


Panairi vjetor MOW në Gjermani ofron mundësi të shkëlqyera për kompanitë kosovare që të krijojnë kontakte biznesi me distributorët, agjentët, shitësit me pakicë, dyqanet e specializuara, zinxhirët dhe platformat e internetit kryesore evropiane.

“Këtë vit, ne si Shoqatë kemi bashkëpunuar me EMPOWER Sektori Privat i USAID-it dhe KIESA për ta krijuar këtë mundësi për pjesëmarrje për prodhuesit tanë,” thotë Vula. Sipas saj, pritet që gjatë këtij panairi kompanitë nga Kosova të krijojnë kontakte të dobishme biznesi dhe të nënshkruajnë kontrata.

Shoqata e Përpunuesve të Drurit të Kosovës është themeluar në vitin 2004 për të mbështetur përpunuesit e drurit në Kosovë dhe për të promovuar industrinë e përpunimit të drurit në vend. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori