LAJMI I FUNDIT:

Ministri Zharku në samitin ministror për transportin rrugor

Ministri Zharku në samitin ministror për transportin rrugor

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, me ftesë të ministres për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike të Qeverisë së Republikës së Bullgarisë, Liljana Pavllova dhe misionit të Bankës Botërore në Bullgari, po merr pjesë në samitin e nivelit të lartë ministror për transportin rrugor, që po mbahet në Varna të Bullgarisë.

Ministri Zharku, në adresimin e tij pjesëmarrësve të samitit, foli për të arriturat e Qeverisë së Republikës së Kosovës në fushën e transportit rrugor.

Ai u ndal në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, me theks të veçantë në autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, përfundimin e pjesës së mbetur të autostradës “Ibrahim Rugova”, rikonstruktimin e linjës hekurudhore 10 me mbështetje të BERZH-it, BIE-së dhe Komisionit Evropian dhe për projektet tjera në fushën e transportit, si dhe për investimet në aeroportin “Adem Jashari” dhe masat që po ndërmerren me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacionin rrugor.
Në samit ministri Zharku po shoqërohet nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Bullgarisë, Shpend Kallaba. /Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Misteri i shpikësit të Bitcoin

Misteri i shpikësit të Bitcoin

Botë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori