LAJMI I FUNDIT:

Murat Meha ka uzurpuar tokën komunale, ndërtoi pa leje

Murat Meha ka uzurpuar tokën komunale, ndërtoi pa leje

Njeriu më i përfolur ditëve të fundit, milioneri Murat Meha, që është i thirrur për definimin e pronës, është pikërisht ai që ka uzurpuar pronën publike. Drejtori i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, Murat Meha, ka ndërtuar shtëpi trekatëshe në pronën e Komunës së Prishtinës në lagjen “Dardania”.

Pos që është uzurpuar toka komunale, ndërtimi është bërë pa leje. Tash kur Ligji për Legalizim u ka dhënë mundësi ndërtuesve ilegalë që të legalizojnë ndërtimet e tyre, ligjit i është nënshtruar edhe Meha. Shtëpia është e regjistruar në emrin e bashkëshortes së tij, Miradijes, e cila e ka regjistruar shtëpinë pa leje në Regjistrin e ndërtimeve pa leje, si parakusht për t’iu nënshtruar legalizimit.

Gazeta ka bërë kërkesë për qasje në dokumente zyrtare në Komunën e Prishtinës për të parë nëse parcelën numër 7437-1, në të cilën ndodhet shtëpia e Mehës është pronë private apo publike. Në Komunë kanë thënë se të gjitha ndërtimet e bëra në këtë parcelë janë pa leje dhe se e gjithë prona është shoqërore e Kuvendit Komunal të Prishtinës.


“Sipërfaqja e kësaj parcele është 28370 m2. Në listën e ndërtimeve pa leje, në këtë parcelë figurojnë 47 ndërtime të regjistruara. Në këtë parcelë janë dy ndërtime të regjistruara në emër të Miradije Mehës. /Zëri/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori