Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), në një kërkesë publike dërguar kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa dhe tre ministrave ka shkruar se nëse nuk do të ketë planifikime buxhetore për udhëtimin e mësimdhënësve, për dhënien e tri pagave me rastin e pensionimit dhe nëse nuk krijohet mundësi që mësimdhënësit ta gëzojnë pensionin e punës prej 140 euro, SBASHK-u do të përdorë të gjitha mjetet sindikale si reagim.
SBASHK- në letrën të cilën ia ka dërguar edhe ministrit të Financave, Avdulla Hoti, ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe ministrit të MASHT, Arsim Bajrami, i ka ftuar që të bashkëbisedojnë në mënyrë që të në planifikimin e buxhetit të gjejnë mbështetje edhe kërkesat e tyre legjitime, që janë obligim i qeverive lokale apo i Qeverisë së Kosovës.
Kjo sipas tyre do të mënjanonte përplasjet dhe veprime sindikale, pa përjashtuar edhe grevën e përgjithshme.
“Ministria e Financave dhe a jo e Punës dhe Mirëqenies Sociale duhet bashkërisht të planifikojnë mjete në buxhet për pensionet e të punësuarve në arsim ngase ata po dalin në pension, jo me pensionin aktual prej 140 euro, po me atë të pleqërisë prej 75 euro. Kështu po Ju mohohen pikërisht vitet më të mëdha e të lavdishme për ta ato 90-99, kur ata mbrojtjen me plot sakrifica arsimin shqip nga sulmet e pushtuesit serb”, theksohet në letër.
Niveli komunal ka marrë për detyrë të realizojë kërkesën nga Kontrata Kolektive e sektorit të arsimit për kompensimin e 70 % të biletave për punëtorët udhëtarë të arsimit dhe për dhënien e 3 pagave me rastin e pensionimit të tyre. As njërën nuk po realizohet.
“I nderuari Kryeministër i Kosovës, të nderuar Ministra, SBASHK-u është duke zhvilluar nëpër komuna takime me përfaqësues sindikalë të të gjitha shkollave të Kosovës. Jemi duke i informuar për shërbimet që po bëjmë për ta dhe po nxisim angazhimet në ngritjen e cilësisë në bashkëpunim me GIZ. Në të gjitha këto takime gjatë bashkëbisedave është kërkesë e prerë se nëse nuk do të ketë planifikime buxhetore për udhëtimin e mësimdhënësve, për dhënien e tri pagave me rastin e pensionimit dhe nëse nuk ka planifikime buxhetore për të krijuar mundësinë që mësimdhënësit ta gëzojnë me rastin e pensionimit pensionin e punës ( 140 euro ) atëherë është kërkesë unanime që SBASHK-u të përdorë edhe gjitha mjetet sindikale si reagim”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Lansohet rrjeti që mundëson luftimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand