LAJMI I FUNDIT:

FMN, rritja e ngadaltë globale komplikon objektivat për zhvillim

FMN, rritja e ngadaltë globale komplikon objektivat për zhvillim

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Christine Lagarde, tha se rreziqet në rritjen globale janë rritur dhe perspektiva e dobët ekonomike do ta bëjë arritjen e objektivave të zhvillimit ekonomik në botë më të vështirë se sa në të shkuarën

Lagarde thotë se shpreson që liderët botërorë do të adaptojnë një agjendë të Kombeve të Bashkuara për një zhvillim më të qëndrueshëm në 15 vitet që vijnë, gjatë një samiti të datës 25-27 Shtator në New York. Objektivat e reja të zhvillimit të qëndrueshëm do të synojnë çrrënjosjen e urisë dhe varfërisë ekstreme, reduktimin e pabarazisë ndërmjet shteteve, arritjen e barazisë gjinore, përmirësimin e manaxhimit në sektorin e energjisë dhe marrjen e hapave të menjëhershëm për të luftuar ndryshimin klimatik.

“Do të ishte më e thjeshtë nëse bota do të ishte në një ritëm prej 6 për qind rritje se sa ai i momentit” tha Lagarde pasi FMN është në prag të publikimit të parashikimit ekonomik në Tetor. Në muajin Korrik, parashikohej një rritje globale në 3.3 për qind këtë vit dhe 3.8 për qind për 2016-ën.


Rreziqet në perspektivën e ekonomisë globale janë rritur, duke përfshirë çmimet më të ulëta të lëndëve të para dhe ngadalësimi në Kinë. Stafi i FMN-së ka deklaruar se ndërmarrja e financave publike të qëndrueshme, investimi në edukim, prerja e subvencioneve të energjisë dhe mbikëqyrja e tregjeve financiarë janë politikat kryesore që një vend duhet të ndjekë për të mbështetur një zhvillim të qëndrueshëm.

Vendet në zhvillim duhet të krijojnë hapësirë për të shpenzuar më shumë në zhvillim dhe në objektivat sociale duke rritur të ardhurat mbi taksat dhe shkurtuar shpenzimet e kota. FMN thotë se duke ulur subvencionet e energjisë dhe kalibrimi i duhur i çmimeve të sektorit do të krijojnë më shumë hapsirë fiskale. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori