LAJMI I FUNDIT:

AKP kontratat për qira janë sipas ligjit

AKP kontratat për qira janë sipas ligjit

Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se të gjitha kontratat e qirave të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore janë nënshkruar konform ligjeve dhe rregulloreve të aplikueshme të AKP-së.

Bordi i Drejtorëve i AKP-së në mbledhjen e muajit gusht 2014 kishte aprovuar Rregulloren për Qiradhënien e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore që akoma nuk janë vendosur në procesin e likuidimit. Në të njëjtën mbledhje, Bordi kishte vendosur dhe autorizuar menaxhmentin e AKP-së që në bashkëpunim me Autoritetet e Likuidimit të përgatitë edhe Rregulloren për Qiradhënien e Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim.

Opinioni publik njoftohet se vetëm në periudhën 9 mujore janë inkasuar 2.4 milionë euro nga qiradhënia e aseteve, apo 26 për qind e të gjitha qirave të inkasuara gjatë 12 viteve të kaluara. Të gjitha fondet e inkasuara nga qiratë janë të vendosura në llogaritë bankare në mirëbesim në Bankën Qendrore të Kosovës dhe nuk përdoren për nevojat e Agjencisë në asnjë rast.


Agjencia në bazë të obligimeve ligjore është duke bërë në mënyrë progresive identifikimin dhe administrimin në mirëbesim të aseteve deri në likuidimin e ndërmarrjeve shoqërore.

Vendosja e këtyre aseteve shoqërore nën administrimin e Agjencisë së Privatizimit dhe Autoriteteve të Likuidimit është bërë duke u bazuar në ligjin e AKP-së, Shtojcën e Ligjit për Likuidim, Rregulloren e Qiradhënies së Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore, Vendimin për Lirimin e Aseteve nga Uzurpatorët, Udhëzuesin për Lirimin e Aseteve të Uzurpuara dhe Rregullat e Dhënies me Qira të Aseteve të Ndërmarrjeve Shoqërore në Likuidim.

Në të ardhmen, asnjë shitje nuk do të ndodhë pa u liruar aseti nga uzurpatorët, duke mundësuar kështu rritje të numrit të të interesuarve për blerjen e këtyre aseteve dhe rrjedhimisht çmimit të shitjeve.

Që nga aprovimi i vendimeve dhe rregulloreve të mësipërme për vendosjen nën administrim ligjor të aseteve të ndërmarrjeve shoqërore, janë liruar 101 asete nga uzurpatorët, janë nënshkruar 275 kontrata të qirasë nga Autoritetet e Likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në likuidim, rreth 400 kontrata tjera janë nënshkruar për ndërmarrjen shoqërore “Tregu” në likuidim, 63 raste janë në proces të lirimit të tyre nga uzurpimi, ndërsa deri në fund të vitit edhe për 117 asete do të procedohet sipas rregullave përkatëse të AKP-së për dhënien e tyre me qira.

Raportet e detajuara për vendosjen nën administrim të këtyre aseteve dhe raportet financiare për të hyrat nga qirasë do t’i dorëzohen Bordit të Drejtorëve dhe Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori