LAJMI I FUNDIT:

Për moslëshim kuponi tatimor gjoba në Shqipëri deri në 10 milionë lekë

Për moslëshim kuponi tatimor gjoba në Shqipëri deri në 10 milionë lekë

Parlamenti ka miratuar ligjin për procedurat tatimore me 75 vota pro dhe 19 jo. Ligji i ri parashikon ashpërsim të masave penalizuese në rast të konstatimit të abuzimeve.

Sipas draftit çdo biznes që është subjekt i tatimit mbi fitimin, pra kompanitë me xhiro më të mëdha se 8 milionë lekë në vit, gjoba për moslëshim kuponi do të jetë 10 milionë lekë, ndërsa për tatimpaguesit e tjerë ajo do të jetë 500 mijë lekë.

Paralelisht, veç gjobës, bizneseve që nuk lëshojnë kupon do t’u sekuestrohen edhe të gjitha mallrat gjendje. Këto masa ndëshkuese janë kur moslëshimi i kuponit konstatohet për herën e parë.


Nëse kjo shkelje përsëritet, atëherë ajo do të konsiderohet si evazion dhe tatimpaguesi do të kallëzohet në prokurori për ndjekje penale. Ndërkohë që parashikohet gjobë me 10 milionë lekë dhe sekuestrim të mallit, do të aplikohen edhe kur biznesi mban apo përdor kasa fiskale, të cilat nuk janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara në ligj.

Gjithashtu parlamenti miratoi edhe pikën që i lejon bizneseve të vetdeklarojnë mallrat pa faturë deri në 31 dhjetor të 2015. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori