LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia e zonës euro do të rritet shpejtë

Ekonomia e zonës euro do të rritet shpejtë

Ekonomia e Eurozonës do të rritet me një hap më të shpejtë se trendi afat-gjatë gjatë vitit të ardhshëm. Por nga ana tjetër, inflacioni i dobët pritet të rrisë ndjeshëm presionin ndaj bankës Qendrore Europiane për të zgjeruar bazën monetare të programit të blerjes së titujve, thekson raporti i PIMCO.

Kërkesa e fortë e brendshme, por edhe impulset e favorshme të politikave fiskale, do ta ndihmojnë bllokun e monedhës së përbashkët për tu zgjeruar në terma realë me 1.75% gjatë vitit të ardhshëm. Ky projeksion është bindshëm më pozitiv se ai i mëparshëm i muajit mars. Me shumë gjasa, Banka Qendrore Europiane do të detyrohet të zgjerojë programin e stimujve në 70 miliardë euro në muaj, nga 60 miliardë që është aktualisht, ose edhe të shtyjë në kohë porgramin për vitin 2017.

Programi fillimisht mendohej të zgjaste deri në muajin shtator të vitit 2016, por presioni deflacionist i vazhdueshëm shtyn kështu edhe pritshmëritë. Me zgjerimin e stimujve, masa e injektimit të parave në sistem do të ishte e barabartë me 10% të prodhimit të brendshëm bruto të bllokut.


Lehtësimi sasior dhe normat e ulta të interesit janë një kombinim mjaft i fuqishëm për të nxitur ekonominë, dhe në 6 muaj ka rezuktate dhe trende mjaft pozitive-shprehen ekspertët. Ndërkohë në Eurozonë, normat e interesit projhektohen pranë niveleve minimale edhe për disa kohë. Ekonomia britanike projektohet në rritje pranë 2.5%. Raporti i PIMCO vlerëson gjithashtu e ekonomia kineze do të rritet me një hap nga 5.5 në 6.5% gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori