LAJMI I FUNDIT:

Skandali i Volkswagenit përhapet edhe në BMW e Seat

Skandali i Volkswagenit përhapet edhe në BMW e Seat

Skandali që ka përfshirë Volkswagenin po përhapet edhe në shtëpitë e tjera automobistike. Sipas gazetës gjermane “Bild”, edhe BMW mund të jetë përfshirë në këtë skanda: X3Drive 20d prodhon emetime gazi 11 herë më shumë se sa limiti i normave europiane. Kompania nga ana tjetër përgenjështron duke thënë se “BMW nuk i manipulon makinat e saj”.

Seat, nga ana tjetër, sipas gazetës spanjolle “El Pais”, ka montuar që nga 2009 mbi 500 mijë motorë diesel të inkriminuar. Seat është filiali spanjoll i grupit Volkswagen.

Ndërkohë, Volkswagen këmbëngul se i ka këshilluar që në muajin prill klientët e tij në Amerikë që t’i çojnë makinat nëpër konçesionarë për të përmirësuar emetimet e gazrave.


Muaj më parëg jigandi gjerman u ka dërguar një letër kalifornianëve, pronarë të një makine të prodhuar prej tij, ku i informonte mbi nevojën e një rishikimi të mjetit për probleme me emetimet. Zotëruesve të automjeteve me motorë që rrezikonin të mos i kalonin dot testet periodike, iu është kërkuar t’i çojnë makinat në pikat ku i kishin blerë, me qëllimin t’i vendosej një softaëare i ri, i cili do të siguronte përmirësimin e marmitës.

Volkswagen megjithatë nuk sqaroi se operacioni ndërmerrej me qëllimin që të gjendej një shteg për t’i shpëtuar standardeve të rrepta të cilësisë nga autoritetet lokale të kontrollit, raporton Telegrafi.

Skandali detyroi drejtorin ekzekutiv Martin Winterkorn të jepte dorëheqjen vetëm pak muaji pasi kishte fituar luftën e brendshme për pushtet me aksionerin Ferdinand Pioch.

Skandali, që befasoi investitorët, pati ndikim të menjëhershëm tek aksionet e Volkswagen, të cilat që nga fillimi i javës kanë rënë në tregjet financiare me 30 për qind. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori