LAJMI I FUNDIT:

Ekonomia globale në rrezik

Ekonomia globale në rrezik

Konsumi i brendshëm në Kinë kontribuoi për 60% të rritjes ekonomike në vend gjatë gjysmës së parë të vitit 2015, sipër 51.2% që ishte për të gjithë 2014-ën.

Kjo sugjeron se ribalancimi që Pekini dëshironte mund të jetë në rrugën e duhur. Por treguesit për të ardhmen dhe eksperiencat e kompanive në Kinë, janë shqetësuese. Një indeks për konsumin në Kinë, ofruar nga ANZ Bank dhe kompania e hulumtimeve Roy Morgan, ra në një nivel rekord gjatë muajit Gusht.

Shitjet e makinave në Kinë pritet të bien këtë vit për herë të parë në 2 dekada, ndërsa shitjet e smartphone-ave regjistruan rënien e parë në Kinë gjatë tremujorit të dytë. Nëse kjo përkthehet në një ngadalësim në shpenzimet e përgjithshme konsumatore, ndikimi do të ndjehet edhe jashte Kinës.


Gjatë javës së kalur, kreu i Rezervës Federale Janet Yellen tha se shqetësimet mbi ngadalësimin në Kinë ishin kontribues mbi vendimin e bankës për të mbajtur ende normat e ulëta. Sipas një studimi të publikuar nga Organizata për Bashkëpunimin dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), Rritja e PBB-së globale, vlerësuar më parë nga FMN që do të jetë 3.3% këtë vit, mund të cënohet me gjysëm pikë përqindjeje nëse do të ketë ndonjë rënie në kërkesën Kineze.

Studimi projektonte se nëse rritja e kërkesës vendase kineze bie me 2 pikë përqindjeje për dy vite rradhazi, kombinuar me 10% rënie në tregjet e kapitalit botërorë, kjo do të shkaktontë rreth 0.25 pikë përqindjeje rënie nga PBB-ja Amerikane dhe më shumë se 0.5% nga ajo Japoneze.

Eksportet japoneze drejt Kinës, që është partneri më i madh tregtar, janë tashmë në rrezik. Ato ranë 4.6% në muajin gusht krahasuar me vitin e kaluar. Kjo pjesërisht nga rënia e dërgesave të makinave drejt fabrikave kineze, ku aktiviteti ka rënë në një nivel të ulët 6 vjeçar. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Rohde: CEFTA është zhbllokuar, tani e tutje Kosova do të përfaqësohet nga zyrtarët e saj e jo nga UNMIK-u

Ekonomi
Kalo në kategori