LAJMI I FUNDIT:

AKB: Rikthimi i Bordit të Ankesave i nevojshëm për bizneset

AKB: Rikthimi i Bordit të Ankesave i nevojshëm për bizneset

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe komuniteti i biznesit kërkuan nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës riaktivizimin e Bordit të Pavarur të Ankesave nga bizneset. Ky Bord i Pavarur që nga pas lufta e këndej ishte një institucion i cili trajtoi mijëra lëndë kontestuese në mes bizneseve, ATK-se dhe Doganës së Kosovës, ndonëse ishte shuar në fillim të vitit 2013.

Kështu u tha në një konferencë për medie nga drejtues të AKB-së, të cilët theksuan se qëllim tjetër i këtij bordi ishte edhe perfeksionimi i ATK dhe Doganës që mos të ndëshkohen bizneset me paragjykime.

Nënkryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Suat Berisha, theksoi se arsyeja kryesore e kërkesës për rikthimin e mandatit të Bordit të Pavarur, është se shuarja e tij si organ i shkallës së dytë në procedurë administrative ishte pa bazë ligjore.


“Arsyeja e kërkesës për vazhdimin e mandatit të Bordit të Pavarur të, është se shuarja e tij si organ i shkallës së dytë në procedurë administrative është në kundërshtim me Ligjinnr. 02/L-28 për procedurën administrative, për arsye se ankesa si mjet i rregullt juridik në procedurë administrative me Ligjin e cituar garantohet në dy shkallë, dhe nuk ka pasur bazë ligjore që nga 1 janari 2013, Gjykata Themelore të merr përgjegjësitë e Bordit”, thotë Berisha.

Kjo sipas tij, vërtetohet me faktin se në dy vitet e fundit nga bordi janë shqyrtuar dhe janë vendosur 1 mijë e 835 ankesa të tatimpaguesve kundër vendimeve përfundimtare të ATK-së dhe Doganës së Kosovë, ndërsa për të njëjtën periudhë nga gjykata themelore janë trajtuar vetëm 50 ankesa të bizneseve që dëshmon dallimin.

Kurse, nënkryetari tjetër i AKB-së, Burim Piraj, theksoi se institucionet tona nuk duhet të vonohen në kthimin e Bordit në fjalë, meqë është shumë i nevojshëm që të jetë një siguri shtesë për investitorët dhe për të gjithë prodhuesit vendorë.

“Kthimi i këtij bordi është shumë i nevojshëm që të jetë një siguri shtesë për investitorët të cilët janë të interesuara të vijnë në Kosovë dhe për të gjithë prodhuesit vendorë të cilët janë duke prodhuar në Kosovë. Shpresojmë që Qeveria dhe institucionet tjera do ta marrin si primare këtë çështje dhe nuk do të vonohen në rikthimin e bordit”, theksoi Piraj.

Ndërsa, AKB do ta ngritë këtë çështje edhe në Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori