Bizneset kosovare dhe serbe po sfidohen nga barriera të ndryshme tregtare, por me një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet dy vendeve ato duhet të eliminohen. Qarkullimi tregtar fatkeqësisht shtrihet vetëm në një drejtim, ngase rreth 90% ka të bëjë me importin në një anë. Ekonomia duhet të jetë mekanizëm kyç drejt ardhmërisë së dy vendeve dhe më gjerë.
Kështu është thënë në tryezën e organizuar nga Agjencia e lajmeve KosovaLive dhe Asociacioni i gazetarëve të pavarur të Serbisë (NUNS), në kuadër të projektit “Kosova Serbia Live”, titulluar “Ekonomia- rruga e paqes dhe e mirëqenies” të mbështetur nga Komisioni Evropian (KE).
Drejtori i KosovLive, Kelmend Hapçiu, ka thënë se në kuadër të projektit që janë duke e zhvilluar për disa muaj me NUNS, janë të parapara disa aktivitete, tryeza të rrumbullakëta si: Tryeza për integrimet evropiane, për kulturën, ajo për pajtimin dhe atë për ekonominë, duke pasur parasysh raportin e Beogradit dhe Prishtinës në këtë kontekst.
Ibrahim Rexhepi, drejtor i Qendrës për hulumtime strategjike dhe sociale (STRAS) ka thënë se problemi i dialogut dhe i trajtimit të relacioneve jo vetëm ekonomike Kosovë-Serbi është çështje e përditshme.
Ai ka theksuar se në të kaluarën relacionet Kosovë-Serbi kanë qenë të ndërtuara duke pasur një bashkëpunim, koordinim dhe qarkullim ndërmjet dy vendeve, ndërsa në 10 vitet e fundit, qarkullimi i përgjithshëm ka kaluar mbi 2.6 miliardë euro, por fatkeqësisht vetëm në një drejtim. “Relacionet ekonomike Kosovë-Serbi janë vetëm në një rrafsh të mallrave, nuk ka forma tjera të bashkëpunimit, për shkak të ndryshimit rrënjësor të realitetit në të dy vendet dhe problemeve të cilat e kanë përcjellë krijimin e botëkuptimeve për këtë realitet dhe krijimit të relacioneve të reja”, ka thënë Rexhepi.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), ka thënë se është koha që të mësojnë nga vendet evropiane që përmes bashkëpunimit ekonomik të arrihet stabiliteti politik, social, zhvillimi ekonomik dhe përmirësimi i perceptimit të krijuar dhe krijimi i një imazhi të ri në regjion.
“Në këtë drejtim duhet të kemi institucionalizim të ndërmarrësisë, nga i cili do të eliminohen barrierat e të bërit biznes, do të krijohen mundësi të reja për të avancuar formën e bashkëpunimit, do të minimizohet shkalla e informalitetit dhe ekonomisë së kriminalizuar, e cila është shndërruar në një sëmundje kancerogjene te të bërit biznes në regjion. Në këtë mënyrë do ta promovojmë rajonin si të paqes, të perspektivës dhe investimeve dhe nga kjo formë e komunikimit dhe bashkëpunimit ekonomik të kemi efektet e duhura”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka theksuar se më tepër ekziston një ekonomi e njëanshme, porse debate të tilla janë hap i rëndësishëm për përmirësimi të imazhit dhe një mundësi që të anashkalohet forma më klasike e të bërit biznes siç është tregtia – shit dhe blejë. “Kompanitë nga Serbia që kanë bërë qarkullim në qindra miliona euro të bëjnë investime dhe përmes prodhimit të krijohet një mundësi e re e krijimit të vendeve të reja të punës për të gjithë. Duhet të mendohet në forma më të avancuar të bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Gërxhaliu.
Ndërsa, Marko Cadez, kryetar i Odës Ekonomike të Serbisë, ka thënë se bashkëpunimi ekonomik Kosovë – Serbi ka filluar në qershor të vitit 2010, ku edhe kanë mbajtur rreth 30 takime teknike me Odën Ekonomike të Kosovës.
“Aspekti tjetër është lehtësimi i tregtisë dhe investimeve, duke eliminuar barrierat tregtare, të krijohen projekte të përbashkëta investuese dhe pjesëmarrje të përbashkëta në platformën ndërkombëtare, pjesëmarrje të përbashkët në tregjet ndërkombëtare, si dhe projekte bashkëpunimi ndërkombëtar. Deri më tani kemi arritur që akreditojmë laboratorët, arbitrazhin, marrëdhëniet rreth licencimit të plasmanit të barnave dhe çështje tjera të rëndësishme”, ka thënë Cadez.
Sipas tij, ekziston interes shumë i madh që një pjesë e prodhimit të hapët edhe në Kosovë që do të tejkaloheshin shkëmbimet tregtare klasike – shitblerja, por do të fillojnë edhe me projekte investuese, prodhimin dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Ilir Ibrahimi, zëvendëspresident i bordit në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), ka thënë se përkrahin një ekonomi të lirë të tregut, posaçërisht një marrëdhënie ekonomike në mes Serbisë dhe Kosovës.
“Këto marrëdhënie nuk kanë qenë të kënaqshme për bizneset e Kosovës e cila është një sifdë që pritet të tejkalohet jo vetëm nga odat ekonomike por nga qarqe më të larta shtetërore. Jemi kundër tarifave tregtare të cilat vendosen, ku dihet që bizneset kosovare vazhdojnë të hasin në barriera të ndryshme sidomos me Serbinë dhe me Bosnje. Këto barriera duhet të tejkalohen sepse bizneset do të gjejnë më lehtë konsumatorët në të dy vendet dhe më gjerë”, ka thënë ai.
Në këtë tryezë u theksua se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është shumë i nevojshëm për zhvillimin ekonomik të dy vendeve. Ndërsa, duhet të adresohen dhe të zgjidhen barrierat dhe sfidat e bashkëpunimit ekonomik në qarqe më të larta shtetërore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Miliarderi i Abu Dhabit investon dy miliardë dollarë në këmbimoren e kriptovalutave

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Shijo croissant INTERESANT Coop në Super Viva!

GALERIA Shopping Mall dhe Shoqata Humanitare Bereqeti hapin nismën humanitare

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker