LAJMI I FUNDIT:

IPKO e prezanton zhvillimin e suksesshëm të Kosovës në Evropë

IPKO e prezanton zhvillimin e suksesshëm të Kosovës në Evropë

Industria e telekomit në Kosovë është përfaqësuar në panairin e madh të ECEBE – East & Central European Broadband Expo në Hungari nëpërmjet IPKO’së, e cila e prezantoi infrastrukturën e saj moderne fikse e cila ua mundëson kosovarëve të kenë shërbime moderne dhe cilësore të internetit, TV digjital dhe telefonisë fikse

E themeluar në vitin 1945, SCTE ™ është një organizatë që ka për qëllim standardizimin e inxhinierisë broadband në industrinë e telekomunikacionit. Nëpërmjet panairit të saj të njohur – ECEBE, organizata konkretisht synon ta bëjë avancimin e profesionistëve dhe karrierës së tyre në këtë fushë. Ajo ka anëtarë në të gjithë botën me organizata që janë aktive në Beneluks, Ballkan dhe Indi.

Në prezantimin e IPKO-së gjatë panairit të ECEBE, kompania bëri një kronologji të shkurtër të zhvillimit të rrjetit të saj fiks që nga viti 1999, kur përdoruesit kosovarë përdornin internet në shpejtësi të ulëta, në krahasim me ato që IPKO i ofron tani. Shërbimet e tanishme fikse të cilat IPKO i ofron për përdoruesit e saj janë në të njëjtin nivel me ato të vendeve evropiane dhe shpejtesitë mesatare të Internetit që qytetarët evropianë marrin nga ofruesit e tyre të internetit dhe rrjetit kabllor digjital.


Pakot e tanishme të internetit të cilat IPKO aktualisht i ofron variojnë prej 10Mbps e deri në 80MBps. Në pjesën e saj fikse, IPKO ofron shërbime të rrjetit kabllor digjital me rreth 30 kanale në sinjalin HD, si shtesë ndaj 100 kanaleve tjera SD, bashkë edhe me shërbimin e televizionit në pajisjet mobile, PPV, VOD dhe Catchup TV.

Ilir Istrefi, përgjegjës për produktet dhe shërbimet fikse tha se IPKO në vitin 2012 i ka avancuar rrjetet e saj fikse, duke u ofruar klientëve të saj internet së paku 10-herë më të shpejtë në shtëpitë dhe zyrat e tyre, dhe duke bërë të mundur që qasja e përdoruesve në shërbim të jetë e shpejtë dhe e menjëhershme, nga të gjitha pajisjet e tyre që lidhen me internet, duke përfshirë dhe pajisjet mobile (telefonat dhe tabletët).

“Që nga dita e parë, IPKO është ofrues i pakontestueshëm i internetit dhe TV digjital në Kosovë, me më shumë se 50 për qind të tregut dhe mbulim më të madh të rrjetit në të gjithë vendin. Tani, pas mbulimit të të gjitha zonave urbane të Kosovës, IPKO e ka zgjeruar rrjetin e saj edhe në zonat rurale, dhe me këtë, e ka përshpejtuar zhvillimin e Kosovës, duke e rritur edhe më tej nivelin e depërtimit të internetit dhe përdorimit të tij në Kosovë. Ne krenohemi me faktin që Kosova është lider rajonal sa i përket shkallës së depërtimit dhe përdorimit të internetit, dhe si ofruesi më i madh në vend, ne jemi shumë të lumtur të shohim se si njerëzit dhe bizneset i përdorin shërbimet tona për zhvillim të vazhdueshëm të tyre në këtë epokë digjitale, ndërsa dihet që IPKO ishte kompania e parë që e ka mundësuar këtë avancim teknologjik dhe social për të gjithë “, tha Ilir Istrefi, përgjegjës për produktet dhe shërbimet në IPKO.

“Ndërsa ne e kemi lënë shenjë të pashmangshme edhe në internetin në mobil në Kosovë, pasi IPKO ishte gjithashtu ofruesi i parë i teknologjisë 3G dhe 4G në Kosovë, në kombinim me WiFi që ofron shpejtësi të madhe në pajisjet mobile dhe rrjet i cili mbulon zonat më të banueshme në Kosovë, sidomos qendrat e qyteteve, ku shumica e bizneseve dhe njerëzve veprojnë. Prandaj, me zhvillimin tonë aktual dhe investimet në infrastrukturë, ne mund të themi se Kosova është gjerësisht në përputhje me vendet e tjera evropiane, sa i përket shërbimeve të telekomunikimiy. Dhe gjithsesi se ne jemi të kënaqur që ne kemi dhënë kontributin më të madh në këtë proces të zhvillimit “, ka thënë Istrefi.

Në dy vitet e fundit, telefonia mobile IPKO gjithashtu ofron pakot e internetit në mobil në roaming, të cilat mund të përdoren në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi – vendet që janë destinacionet kryesore për kosovarët, ndërsa me telefoninë e saj fikse, IPKO ofron tarifat më të ulëta për thirrjet ndërkombëtare, si dhe tarifa zero për thirrje brenda rrjetit të saj fiks. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori