LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi ua thotë në fytyrë bankave, “Po abuzoni me kamata të larta”

Krasniqi ua thotë në fytyrë bankave, “Po abuzoni me kamata të larta”

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi ka shprehur edhe sot para përfaqësuesve të bankave pakënaqësinë me normat e interesit të kredive për fermerët.

Në një konferencë me temë “Financimi i Progresit në Kosovë”, të organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës, Krasniqi tha se kjo qasje e bankave duhet të ndryshojë.

“Dua të jem i sinqertë me ju e të them se unë jam i pakënaqur me normën e interesit që ju keni për sektorin e bujqësisë, e që në përgjithësi është ende dyshifror edhe pse ka variabilitet. Madje është dyshifror edhe në rastet kur ka një garanci nga një fermer përfitues i granteve nga Ministria e Bujqësisë.
Dhe për mua kjo është paksa befasuese, sepse besoj në momentin që një aplikues për grante bëhet përfitues, ai nënshkruan një kontratë me qeverinë dhe aty shkruan se sa mjete ai fermer do të marrë, pasi ta ketë realizuar projektin. Kjo për juve bankat do të duhej të ishte një sinjal për të ofruar lehtësira për kërkuesin e kredisë që është përfitues i grandit, sepse edhe për juve në këtë rast risku është shumë – shumë më i vogël”, ka thënë ai.


Ministri Krasniqi ka përmendur arsye se pse fermerët duhet të mbështeten më shumë me kredi më interes të ulët.

“Një fakt tjetër që përben lajm jo të mirë për gjithë sektorin e bujqësisë është fakti se ne vazhdojmë të kemi pjesëmarrjen e kredive bujqësore në nivele të dhimbshme, është nën 4 për qind, dhe po flasim për punëdhënësin ndoshta më të madh në vend dhe rreth 61 për qind të popullsisë së Kosovës që jeton në zonat rurale. Ka një qasje hezituese ndaj fermerëve, dhe projekteve që janë bujqësore. E kuptoj edhe vlerësimin e riskut që bëjnë bankat kur mendojnë për bujqësinë, por besoj se është interesi ynë që të zhvillojmë e ta ndihmojmë këtë sektor sepse me një logjikë të tillë efekti i kredive që jepen tani për tani nuk është i madh. Përveç faktit me fermerët përfitues, me lejoni të përmend edhe të dhëna të tjera që tregojnë se pse duhet ta mbështesni më shumë këtë sektor dhe t’i lehtësoni procedurat dhe zbrisni kamatat. Edhe sipas raporteve të Bankës Qendrore, fermerët janë më të rregullt në kthimin e kredisë, se sa të gjithë ata që marrin për çështje të tjera dhe kjo do të duhej të ishte sinjal që bankat të kenë një qasje më mirëbësuese ndaj fermerëve”, ka shtuar ai.
Se interesi është i lartë për kreditë bujqësore e kanë konfirmuar edhe vet përfaqësues të bankave.

Robert Wright, zëvendëskryesues i Shoqatës së Bankave në Kosovë dhe drejtor i Bankes Raiffeisen tha se norma e interesit për kreditë bujqësore është rreth 10.5 për qind tek bankat dhe deri në 25 për qind tek institucionet mikrofinanciare.

Në këtë konferencë u fol edhe për sigurimet bujqësore, dhe hezitimin e sektorit të sigurimeve që të sigurojnë fermat.

Përfaqësues të Byrosë Kosovare të Sigurimeve tha se tek tash janë vetëm 2 kompani që janë licencuar për sigurime bujqësore. /Lajmi.net/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori