Kanë filluar punimet në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj e cila do të rregullohet me standarde evropiane dhe do të jetë me katër korsi.
Për të parë punimet nga afër sot ishte edhe Ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku i cili së bashku me kryetarin e komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa premtuan mbështetje më të madhe për vitin e ardhshëm në gjithë infrastrukturën e rajonit të Ferizajt.
“Ne po punojmë edhe në shumë projekte të tjera që besojmë se do të jenë në buxhetin e vitit të ardhshëm për komunën e Ferizajt. Premtimet të cilat i kemi dhënë në fillim të vitit së bashku me kryetarin do të bëhen realitet në vitin e ardhshëm, sepse kemi edhe shumë projekte që do të jenë në funksion të qytetit të Ferizajt dhe qytetarëve në përgjithësi. Kryetari ka kërkuar 20 milionë dhe besoj se do të realizohet edhe pse jemi ne fazën e përfundimit të projekt buxhetit të vitit të ardhshëm dhe do t’i marrim parasysh të gjitha adresimet që ka bërë komuna e Ferizajt”, ka thënë ministri Zharku.
Nga ana tjetër kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, projektin e rrugës “Driton Islami” e ka konsiderua si të një rëndësie shumë të madhe. Ndërkaq ka bërë të ditur se Ferizaj për vitin e ardhshëm ka konkurruar me 30 projekte në këtë Qeveri që kapin shifrën rreth 20 milionë euro.
“Është një nyje jashtëzakonisht e mirë e komunikacionit, si unazë e brendshme e qytetit. Mendojë se është vetëm fillimi i punimeve për të cilat kemi biseduar me shumë seriozitet së bashku me ministrin Zharku. Ne në projekt-buxhetin e vitit të ardhshëm ne kemi konkurruar me 30 projekte që nënkuptojnë tërë infrastrukturën rrugore të brendshme dhe të jashtme të qytetit, ku ne shpresojmë se do të jemi edhe fitues të këtyre projekteve”, tha Svarqa.
Gjatë vizitës në Ferizaj ministri Zharku po ashtu kumtoi lajmin e mirë se tashmë është fituar një donacion nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim BERZH, për rregullimin e hekurudhave në Kosovë, ku do të bëjë pjesë edhe hekurudha që kalon nëpër Ferizaj.
Ai së bashku me kryetarin e komunës thanë se kanë dhënë si propozim që kjo hekurudhë të futet në tokë por ende nuk kanë marrë detajet finale të zhvillim të projektit.
Rruga “Driton Islami” është e gjatë mbi 2 kilometra ndërsa është një vazhdimësi e rregullimit të rrugës “Brahim Ademi”. Rregullimi saj do të kushtojë mbi 1 milionë e 300 mijë euro të cilat u tha se janë dhënë nga Ministria e Infrastrukturës dhe një pjesë prej 400 mijë eurosh nga buxheti i komunës së Ferizajt. Vlera totale e projektit të rrugës “Brahim Ademi” dhe asaj ‘Driton Islami” kap shumën mbi 4 milion 670 mijë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand