IPKO sot ka njoftuar se tani i ka lansuar shumicën prej risive të shumë-kërkuara nga përdoruesit e Premium, ndërsa e ka zbritur ndjeshëm çmimin e po të njëjtës pako.
Abonimet e reja në pakon Premium tashmë janë në dispozicion me 15 për qind çmim më të ulët për abonentët me pako vjetore, ndërsa ata që abonohen në Premium për tre muaj përfitojnë edhe një muaj tjetër abonim falas nga IPKO.
Përdoruesit e rinj mund ta marrin pa pagesë resiverin SmartBox, që ua mundëson atyre të shohin mbi 1500 tituj në librarinë e Video On Demand si dhe ta rikthejnë përmbajtjen e tyre të preferuar nga kanalet e zgjedhura, e cila ka mundur të ju ikë pa e parë.
IPKO ka shtuar edhe shumë karakteristika të reja për përdoruesit e Premium, edhe pse çmimi i pakos është zbritur. Të gjithë përdoruesit aktual por edhe të rinj të pakos Premium tani do të mund të qasen në TVim falas, dhe të shohin kanalet më të mira nga pajisjet e tyre mobile, pavarësisht nëse janë në shtëpi apo në lëvizje, derisa janë të lidhur me rrjetin wireless të IPKO-së.
Përdoruesit e Premium tani mund të qasen krejtësisht falas edhe në kanalin DigiGold – kanalin me filmat më të fundit të cilët ofrohen për çdo javë. Të gjithë ata që e kanë pakon Premium tani mund të shikojnë deri në pesë filma në DigiGold për çdo javë, apo 20 filma në muaj; sipas dëshirës së tyre dhe krejtësisht falas. Në të kaluarën, çmimi për një film DigiGold ishte një euro, edhe në pakon Premium.
“Me gjithë përmbajtjen dhe tiparet e reja të cilat vijnë me çmimin e zbritur, pakoja Premium tani është transformuar në një platformë dhe unike të argëtimit, e cila u ofron përdoruesve një kinema të plotë në shtëpi me filmat më të fundit dhe kanalet më cilësore në HD, si dhe arenën e plotë të sportit në të cilën përdoruesit mund t’i shijojnë ekipet dhe kampionatet më të mira të futbollit evropian, duke përfshirë edhe ekipet dhe përfaqësueset e tyre të preferuara”, ka thënë Ilir Istrefi, përgjegjës për zhvillimin e platformës së TV digjital në IPKO.
Që nga dita e parë, platforma e TV digjital nga IPKO ka mbetur zgjedhja e preferuar e përdoruesve. Deri më sot, IPKO mban pothuajse 50 për qind të tregut të internetit dhe TV digjital në Kosovë, shërbime të cilat janë në trende të qëndrueshme të rritjes.
Platforma digjitale e IPKO-së është kombinim i kanaleve më të mira televizive qe ofrohen në tregun kosovar duke përfshirë të gjitha kanalet e platformës DigitAlb dhe SuperSport, kanale informative, filma, lajme, kanalet e vendit, të rajonit si dhe kanale të mirënjohura ndërkombëtare. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
SUV-i i ri Dacia Bigster nxjerr fokusin e markës në vlerën, dobinë dhe dizajnin funksional
Rizvanolli: Ishte një kohë kur në veri lulëzonin laboratorët e drogës, mihja e kriptovalutave, e biznese tjera ilegale të kriminelëve
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Gjeti i pari trupin e Adem Jasharit, rrëfimi i mjekut, Gërxhaliu: Ndjeva se ‘takova’ historinë, kisha emocione dhe e putha në ballë
Rohde: Nuk kërkohet që Kosova të ketë vendim final për Asociacionin
Tragjedi nga Athina: Lojtari i Kombëtares së Greqisë, ish lojtari i Sheffield United është gjetur i vdekur në pishinë
"Unë e Fatmiri shpëtuam, por u vra Kastriot Kelmendi me babë e vëlla" - vrasjet në Kosovë, Musliu: Ja si manipulon Serbia me dokumente false
Neymar, Trent dhe 9 lojtarë të tjerë që Barcelona mund t'i transferojë falas në vitin 2025
Fanella me të cilën Palmer realizoi rekord shitet për shifër rekorde në ankand