LAJMI I FUNDIT:

Asgjësim masiv i limonëve (Foto)

Asgjësim masiv i limonëve (Foto)

Autoritetet që veprojnë në kufi, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Doganat e Kosovës dhe Policia e Kosovës, asgjësuan një ngarkesë me limon prej 23 tona e cila ishte e ndaluar në pikën kufitare Vermicë. Inspektorati i AUV-së nxori vendim për asgjësim të kësaj sasie. Nën përcjelljen e agjencive që veprojnë në kuadër të Menaxhimit të Integruar të Kufirit, mauna nga vija e gjelbër zona neutrale ka shkuar direkt në deponin e mbeturinave “EkoRegjioni” Prizren me lokacion në Komunën e Dragashit.
IMG_4431
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës, ka pranuar informatën nga RASFF sistem (Sistemi i alarmit të shpejt për ushqimet të njerëzve dhe ushqime për kafshë) i Komisionit Evropian, se një ngarkesë me limon me origjinë nga Turqia që ka për destinacion Kosovën, është me prezencë të mbetjeve në pesticide mbi nivelin e lejuar. Kjo pasi i janë kryer analizat laboratorike në kufirin e parë hyrës të Bashkimit Evropian përmes të cilave është vërtetuar prezenca e pesticidit të llojit “Biphenly”
IMG_4429
Në momentin e ardhjes së ngarkesës në kufi, saktësisht në pikën kufitare në Vërmicë, Inspektori Fitosanitar Kufitar i AUV-së, ka nxjerrë vendim për refuzim të importit të ngarkesës dhe nuk është lejuar fare hyrja në territorin e Republikës së Kosovës. Refuzimi nënkupton se ngarkesa nuk i plotëson kushtet për import dhe se duhet të kthehet në vendin e origjinës. Nëse pala importuese nuk arrin ta kthej në vendin e origjinës, paraqet kërkesë pranë AUV-së për asgjësim. Inspektorati bazuar në procedurat ligjore përcakton vendin e asgjësimit i cili i plotëson kushtet për mos ndotje të ambientit.

Autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës që veprojnë në kufij, përveç kontrollit të rregullt sipas procedurave standarde operative, ato bashkëpunojnë edhe me autoritete ndërkombëtare për shkëmbim informatash, me qellim të parandalimit të hyrjes në treg të produkteve të dyshimta. Në secilin rast të lajmërimit të ndonjë dyshimi gjithmonë veprohet sipas ligjeve në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Kalo në kategori