Bankat komerciale në Kosovë po gjejnë mënyra të ndryshme për përfitime. Në kuadër të të hyrave, këto banka një shumë të madhe të mjeteve e përfitojnë nga tarifat e larta për shërbime për klientët e tyre. Përveç hapjes se llogarisë rrjedhëse, pagesave dhe pranimeve që realizohen pa pagesë, për çdo shërbim tjetër duhet të paguhet.
Për të paguar ndonjë faturë të nevojshme, tarifat fillojnë nga dy euro në disa banka, nëse nuk je klient i atij institucioni, kurse në bankat tjera mund të përfundosh shërbimet me 1.50 euro.
E të gjitha këto shërbime në vendet tjera ofrohen falas.
Baki Salihu, nga qyteti i Mitrovicës, punon në një kompani private. Ai vlerëson se tarifat për shërbime janë shumë të larta. “Provizioni është shumë i lartë. Mua më ka ndodh kur kam paguar ndonjë faturë mbi 10 euro më janë ndalur 1.5 euro, kurse pagën që e marr në aparat më ndalen 0.10 cent. Kjo është e padrejtë”, thotë Salihu.
Edhe përfaqësues të shoqërisë civile konsiderojnë se taksat për shërbime janë të shtrenjta.
Agron Demi, nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP“, madje thekson se është dyshues fakti se të gjitha bankat në periudhën e njëjtë ngritin vlerën e tarifave apo të çfarëdo shërbimi tjetër.
“Janë shumë të shtrenjta për shkak se tarifat për shërbime nuk lidhen më shumën, pasi tarifat janë të njëjta si për klientët që transferojnë apo tërheqin 10 mijë euro sikurse ai që transferon apo tërheq 30 euro. Këto shpenzime janë shumë të shtrenjta. Por, shqetësuese është se të gjitha bankat brenda një periudhë të shkurtër të kenë të njëjtat tarifa dhe shërbime”, thekson Demi për Radion Evropa e Lirë.
Por, zyrtarë të disa bankave komerciale që operojnë në Kosovë më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë se vetëm kanë ndryshuar tarifat për shërbimet elektronike dhe ato brenda në bankë.
Kjo sipas tyre, po ndodh që të zvogëlohet përdorimi i parasë së gatshme, mospritja në radhë para sporteleve, dhe të shfrytëzohen shërbimet elektronike, siç janë bankomatët dhe e-banking.
Këto shërbime bankare mund të realizohen edhe jashtë objekteve të bankave përmes postës elektronike.
Për këtë arsye disa banka komerciale në Kosovë, tashme se fundmi, në të njëjtën periudhë kanë mbyllur disa sportele dhe kanë vendosur aparate elektronike për kryerjen e shërbimeve.
Por, Agron Demi, thotë se këto shërbime janë të panjohura për një pjesë të qytetarëve.
“Është një tendencë që të elektronizohet gjithçka, duke përfshirë deponimin e mjeteve, tërheqjen e tyre, dhe të gjitha shërbimet të realizohen në mënyrë elektronike”.
“Përderisa një kategori e qytetarëve mund të operojë me teknologjinë, një kategori tjetër, duke përfshirë pensionistët dhe një kategori tjetër të popullsisë, nuk kanë edukim të mjaftueshëm që të përdorin këto shërbime”, tha Demi
Sidoqoftë, sektori bankar është një ndër sektorët më fitimprurës në Kosovë.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, 10 bankat komerciale në Kosovë, kanë regjistruar profit neto në vlerë prej 60.1 milionë euro. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Petar Boshkoski emërohet Menaxher i Shitjes i Coca-Cola HBC Kosovo
Kapen rreth 1 kg ari i padeklaruar në Aeroportin e Prishtinës
Luftoni stresin dhe përmirësoni përqendrimin me këtë superbarishte të lashtë!
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp