LAJMI I FUNDIT:

Konferenca që tubon kompanitë më të mëdha energjetike ne Europë

Konferenca që tubon kompanitë më të mëdha energjetike ne Europë

Duke konsideruar situatën e tanishme por edhe duke i pasur parasysh mundësitë për investime në sektorin energjisë të Evropës Juglindore, Evroenegie L.L.C, me seli në Kosovë, për të katërtin vit me radhë,organizon konferencën ndërkombëtare “Energy Market South East Europe 2015” http://energymarket-see.com/2015.
Kjo konferencë do të mbahet me datë 15 dhe 16 tetor 2015 në Prishtinë dhe janë përfaqësuesit e kompanive më të fuqishme të sektorit të energjisë në Evropë, të cilët do të janë pjesëmarrës të konferencës.

Me këtë rast, pos trajtimit të problemeve dhe sfidave me të cilat ballafaqohet ky treg energjetik, edhe kërkimit të zgjidhjeve të përbashkëta, ata kanë mundësi të njihen për së afërmi edhe me potencialet për të investuar. Kjo konferencë po ndodhë në një moment mjaft të rëndësishëm – kur edhe ka filluar implementimi i projekteve të mëdha energjetike, si edhe në fillimeteliberalizimit të tregut, ashtu si parashihet me Traktatin e Athinës, nënshkrues të të cilit janë edhe shtetet e Evropës Juglindore.

Temat që do të shtjellohen në këtë konferencë gjatë këtyre dy ditëve janë:


Energjitë e ripërtëritshme dhe efiçienca e energjisë – Mundësitë dhe perspektivat e tregut energjetik të Evropës Juglindore. Siguria e furnizimit me energji – Siguria furnizimit për tregun gazit dhe energjisë elektrike në Evropën Juglindore. Liberalizimi i tregut energjetik – Tregjet e së nesërmes të energjisë në Evropën Juglindore – ku do të arrimë?

Krahas partnerit ekskluziv Konrad Adenauer Stiftungjanë edhe disa kompani evropiane, të cilat e sponzorizojnë këtë konferencë, ndërsa pjesëmarrës, krahas përfaqësuesve të kompanive më të fuqishme të energjisë në Evropë, do të janë edhe folës dhe panelistë të nivelit më të lartë kombëtar e ndërkombëtar si: Ministri i Zhvillimit Ekonomik në Kosovë Blerand Stavileci, ish Zëvendës-Kancelari i Austrisë Dr. Erhard Busek dhe Ambasadorja Gjermane në Kosovë Angelika Viets, Andreas Pointvogl nga Energy Community. Poashtu pjesëmarrjen e kanë paralajmëruar mbi 200 të interesuar dhe profesionist të fushësdhe biznese nga Kosova, Gjermania, Shqipëria, Maqedonia, Sllovenia, Bullgaria, Austria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, etj.

Pjesë e konferencës do të jetë edhe një panair shoqërues, ku kompani të ndryshme prodhuese dhe shërbyese do të prezantojnë ofertën e tyre. Këtu u ofrohet mundësi të interesuarve të njihen me kompani dhe organizata prestigjioze të sektorit të energjisë, siç janë: Konrad Adenauer Stiftung, SIV.AG, BiLFINGER, KISTERS AG, KFW, Ost-Ausschuss der Deutschen Wirtschaft, ExpoCentre Tirana, DIHA, konsekwent, KDWV, OeKG, Energjia.al, ACERC, etj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori