LAJMI I FUNDIT:

Murati: Vërejtje e përgjithshme e bizneseve është energjia elektrike

Murati: Vërejtje e përgjithshme e bizneseve është energjia elektrike

Ministri i Diasporës, Valon Murati, në vazhdën e takimeve me investitorë nga diaspora ka vizituar të enjten fabrikën e tekstilit “KosovaTEX” në Prishtinë, në të cilën u interesua për kushtet e punës dhe plasmanin e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit.

Ai ka thënë se kompania “KosovaTEX” tash e pesë vite është shndërruar në pikë reference për tekstil sidomos pantollave prej firmave më të njohura botërore dhe tregut gjermanë.

Ministri Murati ka thënë se kompanitë kanë arritur që të eksportojnë në vende të ndryshme, ndërsa sipas tij , problem kryesorë mbetet energjia elektrike.


“Bizneset janë të orientuara nga eksporti dhe është shumë shenjë e mirë, që kjo po e bënë që ambienti biznesor është duke u përmirësuar. Vërejtje e përgjithshme e bizneseve është energjia elektrike, e në këtë drejtim Qeveria është duke bërë përpjekje që të zgjidhet ky problem edhe përmes ndërtimit të kapaciteteve termoenergjetike”, ka thënë ai.

Ndërsa Selvir Aljkovic, menaxher i prodhimit në “Kosova TEX” ka thënë se si kompani kanë arritur që të depërtojnë fuqishëm në treg, pasi që sipas tij, kompania ka arritur të bëjë konkurrencë tregut aktual. Ai ka shtuar se e ardhmja e kësaj kompanie varet vetëm nga eksporti.

Sipas tij, kompania deri më tani ka të punësuar rreth 300 punëtorë, por që ky numër pritet të rritet deri në 400 veta. Ai ka thënë se po shqyrtojnë shembuj të partnerëve të kompanive të ndryshme që të zgjerohen. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Skanerët në pikat kufitare: Kur, si dhe pse?

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
Kalo në kategori