LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet deflacioni në Britani

Rikthehet deflacioni në Britani

Për herë të dytë prej vitit 1960, Britania e Madhe ka hyrë në deflacion. Çmimet e konsumit gjatë muajit shtator kanë rënë kështu me 0.1 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke u dhënë të drejtë kështu pritshmërive të Bankës së Anglisë.

Situata e parë e deflacionit në historinë e Britanisë së Madhe u regjistrua në muajin prill dhe ekonomistët kanë projektuar vazhdimisht stanjacion të çmimeve. Por, këto të dhëna përforcojnë edhe një herë idenë se Banka e Anglisë është muaj larg ndërhyrjes për shtrëngimin e politikave monetare.

Ndërkohë që ekonomia e vendit po rritet me hapa të kënaqshëm ashtu si edhe tregu i punës, norma e inflacionit vazhdon të mbetet ende larg objektivit prej 2 për qind të vendosur nga Banka e Anglisë. Ngadalësimi i ekonomisë globale mbetet shqetësimi numër dy për ekonominë britanike. Në projeksionet e fundit, Banka Qendrore thekson se norma e inflacionit do të mbetet nën 1 për qind të paktën deri në pranverën e vitit të ardhshëm.


Impaktin kryesor në dobësimin e çmimeve e kanë dhënë veshjet dhe nafta, transmeton Telegrafi shkrimin e mediave angleze. Pas publikimit të të dhënave, sterlina britanike humbi bindshëm terren kundrejt dollarit amerikan. Nga ana tjetër, të dhëna të tjera flasin për një vrull të shpenzimeve konsumatore gjatë së njëjës periudhë kohore. Shitjet me pakicë janë rritur kështu me 3.9 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rritja vjen kryesisht falë organizmit të Kupës së Botës në Regbi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori