LAJMI I FUNDIT:

Banorët në hall me gurthyesin pa leje

Banorët në hall me gurthyesin pa leje
Foto: Ilustrim

I kanë përskaj tymtarët e KEK-ut dhe tash thonë se u është shtuar edhe një ndotës i mjedisit afër shtëpive të tyre.

Banorët e fshatit Nakaradë të Fushë-Kosovës thonë se janë në hall nga pluhuri dhe zhurma që krijon gurthyesi i kompanisë “Nartel”, që gjendet në këtë fshat, shkruan sot “Koha Ditore”.
20151014101655125646
Dy komunave ua kanë shprehur shqetësimin e tyre edhe nëpërmjet një peticioni. Por, as Fushë-Kosova e as Obiliqi nuk u kanë kthyer asnjë përgjigje. Secila komuna bart përgjegjësinë te tjera, duke thënë se gjendet në territorin e komunës fqinje. Ndërkohë që banorët thonë se po i vuajnë pasojat.

Të vetmit që janë interesuar për këtë problem, janë inspektorët e Ministrisë së Mjedisit dhe të Planifikimit Hapësinor, të cilët pasi kanë marrë peticionin e banorëve, kanë dalë për të shikuar rastin. Sipas tyre, operatori nuk ka pëlqim e as leje mjedisore për këtë veprimtari.


Në anën tjetër, pronari Avdi Mehmeti, ka thënë se e kanë ndalur punën e gurthyesit, ndërsa për fabrikën e betonit “Nartel betoni”, ka thënë se është kompani e ndarë dhe se për të i posedon të gjitha lejet dhe licencat e nevojshme. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Si Vetura Scout ndryshoi mënyrën se si shqiptarët bëjnë shitblerje të veturave në Kosovë!

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

19 vite rrugëtim me ETC: Një muaj plot oferta dhe festë për ju!

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori