LAJMI I FUNDIT:

Arrihet marrëveshja për Termocentralin Kosova e Re

Arrihet marrëveshja për Termocentralin Kosova e Re

Banka Botërore është pajtuar me marrëveshjen e arritur në mes të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe kompanisë Contour Global për ndërtimin e termocentralit.

Arritja e marrëveshjes është bërë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Pas një angazhimi shumë të madh dhe vizitës së fundit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci në SHBA, së bashku me ekipet e MZHE-së, Bankës Botërore dhe kompanisë Contour Global, u arrit marrëveshja rreth pikave që ishin objekt i negociatave”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga MZHE-ja.


Arritja e marrëveshjes i hap rrugë nënshkrimit të marrëveshjes me të cilën kompanisë amerikane do t’i jepet statusi i ofertuesit të preferuar.

“Gjatë ditëve në vazhdim do të formalizohen procedurat që mundësojnë nënshkrimin e marrëveshjes me kompaninë Contour Global për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese – TC Kosova e Re”, thuhet tutje në komunikatë. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

U mbajt konferenca “Turizmi i Qëndrueshëm” - Peja, Prizreni dhe Prishtina, destinacionet kryesore të turizmit në Kosovë

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Në vend të alarmit, zgjohu nga valët e detit - Bli apartament në Shëngjin

Ekonomi
Kalo në kategori