LAJMI I FUNDIT:

Zharku në takimin vjetor të ministrave të transportit të EJL

Zharku në takimin vjetor të ministrave të transportit të EJL

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, sot po qëndron në Tiranë, ku merr pjesë në takimin e 11-të vjetor të ministrave të transportit për zhvillimin e zgjatimit të rrjetit kryesor dhe gjithëpërfshirës TEN-T në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë takim, në të cilin po marrin pjesë ministrat e transportit të vendeve të Evropës Juglindore, përfaqësues të Komisionit Evropian dhe të SEETO-s, Zharku ka prezantuar punën që po bën Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Infrastrukturës në forcimin e sektorit të infrastrukturës si kontribues kryesor në zhvillimin ekonomik dhe në rritjen e mirëqenies së përgjithshme.

Ai me këtë rast ka theksuar interesimin e Qeverisë së Kosovës për promovimin dhe zhvillimin e infrastrukturës rajonale nëpërmjet strategjive kombëtare dhe iniciativave bashkëpunuese rajonale.


Zharku ka përmendur të arriturat e Republikës së Kosovës në fushën e infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore, duke veçuar finalizimin e pjesës së Rrugës 7, që lidh Kosovën me Shqipërinë dhe Serbinë, finalizimin e Rrugës 6 Prishtinë-Shkup, ndërtimin dhe rikonstruktimin e linjave hekurudhore, si dhe proje ktet e tjera të rëndësishme për zhvillimin e metejmë të rrjetit gjithëpërfshirës.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori