LAJMI I FUNDIT:

Punësimi në Gjermani: Ja faktet në vend të miteve

Punësimi në Gjermani: Ja faktet në vend të miteve

Kur mijëra largohen nga shtëpitë e tyre në drejtim të Gjermanisë me përfytyrime të gabuara, atëherë mungon një gjë: informacionet e sigurta. Ato i jep Deutsche Welle.

Qindra mijëra njerëz vijnë këtë vit nga Ballkani në Gjermani. Qëllimi i tyre: një jetë më e mirë sesa në atdheun e tyre. Shpresa e tyre: një perspektivë për veten dhe fëmijët e tyre, punë, mundësi më të mira për fëmijët në tregun e punës.

Ndryshe nga eksodi i njëzet vite parë, kur lufta civile në ish-Jugosllavi shkaktoi një valë të madhe refugjatësh, sot për fat të mirë nuk ka më dhunë dhe arbitraritet më në rajon. Vendet e Ballkanit janë sot, në vitin 2015, më tepër në pragun e Bashkimit Evropian; lufta dhe represioni shtetëror i përkasin së kaluarës.


Por, në Ballkan mbizotëron në shumë vende papunësia e lartë tek të rinjtë, klientelizmi, stagnimi ekonomik. Zhgënjimi për ekonominë e dobët, mungesa e perspektivës për të rinjtë janë arsyet krejtësisht të kuptueshme se përse njerëzit e lënë atdheun e tyre.

Problemi është megjithatë se shumë nga ata, që aktualisht vijnë nga Ballkani në Gjermani, aplikojnë pa sukses për azil. Azil në Gjermani përfitojnë si rregull vetëm njerëzit që janë të persekutuar politikisht, ose që vijnë nga vendet e luftës civile si Siria.

Njerëzit, që vijnë në Gjermani për shkak të gjendjes së keqe ekonomike në vendin e tyre, nuk kanë të drejtë për azil. Ata duhet të largohen përsëri nga Gjermania. Për shumicën kjo nuk është e qartë. Dhe, shumë besojnë se Gjermania është toka e premtuar, ku çdo gjë është më e mirë se në vendin e tyre: se aty është fare e lehtë për të gjetur një punë dhe një banesë, se mund të fitohen shpejt para.

Megjithë kulturën e mikpritëse në Gjermani, që çmohet me të drejtë, nuk është aspak kështu! Dhe, që më pak kur zgjedh rrugën e azilit. Edhe në Gjermani, e cila ndryshe nga shumë vende të tjera të BE-së hap zemrat dhe dyert e saj për refugjatët, rruga për një të huaj nuk është e lehtë. Që të mund të ecësh, duhet të zotërosh fillimisht gjuhën gjermane. Pastaj, duhet bërë njohja e diplomave. Edhe këtu Gjermania ka rregullat e veta të rrepta. Kush nuk është qytetar i BE-së, në aplikimin për vend pune duhet t’ua lë radhën konkurrentëve me kualifikim të njëjtë, por që vijnë nga Gjermania apo vendet e tjera të BE-së.

Gjermania ka integruar me sukses miliona të huaj në dekadat e fundit. Është një vend i hapur dhe ekonomikisht i fuqishëm në zemër të Evropës, që do të pranojë edhe në të ardhmen njerëz nga e gjithë bota.

Edhe për njerëzit nga Ballkani ka mënyra krejtësisht ligjore për të ardhur në Gjermani: për trajnim ose për punë. Çfarë kushtesh janë të nevojshme dhe kush mund të qëndrojë përherë në Gjermani, këtyre pyetjeve u përgjigjet Deutsche Welle në këtë fokus tematik. Sqarimet dhe informacionet objektive në lidhje me kushtet reale në Gjermani janë për ne të rëndësishme.

“Fakte në vend të miteve” është një udhëzues i dobishëm dhe i arsyeshëm për të gjithë ata, që duan të marrin rrugën për në Gjermani. /DW/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori