LAJMI I FUNDIT:

Austria aplikon për kodin telefonik të Kosovës me 1 janar

Austria aplikon për kodin telefonik të Kosovës me 1 janar

Më 1 janar 2016 Austria aplikon për kodin telefonik të Kosovës që është 383 ndërsa në mars të vitit 2016 Internacional Telecommunication Union (ITU) në njërin nga takimet e veta do të bëjë votimin pro këtij kodi, ku kodi 383 do të jetë kodi shtetëror i Kosovës.

Lajmin për Gazetën Tribuna e ka dhënë, ministrja për Dialog, Edita Tahiri e cila tha se pas votimit të kodit për Kosovën nga ITU, kodi do të shpallet në buletinin e ITU siç bëhet për çdo shtet.

Tahiri tha se kemi hyrë në fazën e zbatimit të këtij procesi, dhe sipas kohës së planifikuar ITU, do t’ia ndajë Kosovës kodin shtetëror. Pasi të ndodh ky proces do të vazhdojnë zbatimet teknike.


“Pasi që ndodh ky proces do të vazhdojnë zbatimet teknike të kalimit të tri kodeve që aktualisht përdoren në Kosovë në kodin unik 383. Për Kosovën do të aplikojë Austria dhe në bazë të marrëveshjes, Serbia është pajtuar që të heqë pengesat që ITU të bëjë alokimin e kodit”, ka thënë Tahiri.

Ajo tha se Austria do të aplikojë për Kosovën sepse Kosova nuk mund të aplikojë për faktin se ende nuk është anëtare e OKB-së.

“ITU është organizatë e OKB-së për telekomunikacion dhe për të tejkaluar këtë problem që Kosova nuk është anëtare e OKB-së. Marrëveshja e Brukselin ka mundësuar që të tejkalohet ky problem dhe me angazhimin e Bashkësisë Evropiane që ka biseduar drejtpërsëdrejti me ITU zgjidhja është gjetur përmes asaj që Austria të aplikojë në emër të Kosovës për kodin”, shtoi Tahiri.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori