LAJMI I FUNDIT:

Eksperti i aviacionit përmend “sekretet e ndyta” të kompanive ajrore?

Eksperti i aviacionit përmend “sekretet e ndyta” të kompanive ajrore?

Pas blerjes së biletës për fluturim, nga pika A deri në pikën B zakonisht arrijmë pa incidente. Me përjashtim të disa vonesave, të anulimit të fluturimit apo çantave të humbura, kompanitë ajrore në përgjithësi bëjnë atë që thonë se do ta bëjnë. Por, eksperti i aviacionit, Joe Brancatelli, thekson se shumica e udhëtarëve nuk kanë asnjë ide se sa janë të rrezikuar ndaj tekave të kompanive ajrore dhe se sa pushtet ata kanë mbi ta.

“Në fakt, ju nuk keni pothuajse fare të drejta”, ka thënë duke shtuar se kompanitë ajrore, nëse duan luajnë me pasagjerin, ato këtë do ta bëjnë pa problem.

Ai thekson se nuk dëshiron të thotë se kompanitë ajrore janë entitete të liga që luajnë me ju dhe ua marrin paratë. Por, cek disa gjëra që pasagjerët është mirë t’i dinë, raporton news.com.au, transmeton Telegrafi.


1. Me kompaninë ju keni nënshkruar një kontratë, a dini këtë apo jo? Me blerjen e biletës ju pajtoheni për një kontratë transporti, natyrisht në favor të kompanisë ajrore.

2. Kompania ajrore në fakt mund të mos ju dërgojë askund. Sepse, koha e fluturimit dhe destinacioni që shkruhen në biletë nuk janë obligative. Në kontratë për transport thuhet se nuk ata kanë asnjë detyrim për të respektuar orarin e publikuar, që do të thotë se ju nuk keni të drejtë të ankoheni nëse për shembull vonoheni për 11 orë.

3. Fluturimi është si turma e batëve. Si shembull, eksperti përmend faktin se ka rregulla se sa hapësirë duhet të ketë bagëtia gjatë transportit, por nuk ka rregulla se sa hapësirë për këmbë duhet të ketë një pasagjer në bord. Njerëzit janë lënë në mëshirën e transportuesit.

4. Biletat nuk mund të transferohen nga një transportues në tjetrin. Për shembull, nëse në të kaluarën kishte vonesë fluturimi, në aeroport udhëtarit i është ofruar fluturimi me transportuesin tjetër pa pagesë. Sot kjo nuk është më e mundur: bileta është e vlefshme vetëm atë transportues emri i të cilit qëndron mbi të.

5. Nuk do të thotë se bagazhi juaj do të përfundojë me ty. Në kontratën e transportit është një klauzolë ku thuhet se i punësuari i kompanisë ajrore do të marrë vendimin përfundimtar se cila torbë mund të jetë me ty dhe cila jo, pa marrë parasysh nëse jeni paketuar sipas rregullave të përcaktuara.

E, si të ballafaqoheni me këto? Brancatelli pretendon se nuk mund të bëni asgjë, sepse çdo veprim do të jetë i pakuptimtë, veçanërisht nëse i drejtoheni punonjësit të padisponuar që mund të thërrasë edhe Policinë.

Këto fakte u përmendën nëse diçka nuk shkon siç duhet, sepse gjasat më të mëdha janë që fluturimi megjithatë të shkojë sipas planit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori