LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Krenar nëse e realizoj premtimin për furnizim me ujë 24 orë

Ahmeti: Krenar nëse e realizoj premtimin për furnizim me ujë 24 orë

Shpend Ahmeti, kryetar i Komunës së Prishtinës, ka treguar mbrëmë për të mirat dhe problemet me të cilat është përballur përgjatë vitit 2015.

Në intervistën dhënë emisionit “Ekonomia me Erëzën” në KTV, ai ka treguar se cili është projekti që do ta bëjë krenar në rast se realizohet.

“Furnizimi me ujë-24 orë- do të jetë satisfaksion për mua”, ka thënë mbrëmë Ahmeti.


Ky ka qenë njëri prej premtimeve më të mëdha që Ahmeti ka bërë gjatë fushatës për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e para dy viteve.

Ahmeti tha se për të është e rëndësishme që të realizohen premtimet e mëdha që ka bërë siç janë furnizimi me ujë, ushqimi për fëmijë në shkolla dhe rregullimi i transportit publik.

Ahmeti ka folur edhe për mundësitë që ofron Prishtina, shkruan Koha.net.

“Prishtina është si qendër ballkanike pasi qëndron në distancë të barabartë me kryeqytetet e tjera si Tirana, Shkupi e Podgorica”, tha ai.

Ai tha se Prishtina është vendi më i mirë për të investuar krahasuar me secilin qytet në Kosovë.

Ahmeti tregoi edhe për anën financiare të komunës së Prishtinës.

Prishtina tradicionalisht është përballur me ngecje të investimeve kapitale duke bërë që një pjesë e buxhetit të mbetet e pashpenzuar në fund të vitit.

Ahmeti tha se komuna këtë vit problemin e ka tek të hyrat e jo shpenzimet e buxhetit.

“Këtë vit kemi pasur një buxhet prej 63 milionë euro, ku 27 milionë kanë qenë vetëm për investime kapitale. Sivjet i kemi diku 180 projekte aktive. Ka pasur një ngecje në të hyra prej lejeve të ndërtimeve mirëpo në përgjithësi situata po stabilizohet. Kemi rritje substanciale të investimeve kapitale gjë që sjell rritje ekonomike në një shtet, qytet”, tha Ahmeti.

Ahmeti shtoi se komuna e Prishtinës është e hapur për pritjen e investitorëve duke ju ofruar kushte të mira, siguri, e mbi të gjitha fuqi punëtore.

I pari i Prishtinës kritikoi qeverisjen qendrore për investime të mëdha në autostrada duke lënë anash sektorin e bujqësisë që mund të sigurojë mijëra vende pune.

“Duhet të mendojmë për një ndryshim radikal, gati gjysma e tokës nuk punohet dhe ne shpenzojmë vetëm për autostrada që janë ndihmë për zhvillimin ekonomik, mirëpo jo motor i zhvillimit ekonomik”, shtoi Ahmeti.

Po ashtu Ahmeti ka treguar se çfarë e bën kryeqytetin një vend interesant.

“Nëse një person dëshiron të jetojë në zhurmën e qytetit, atëherë është qendra. Kush e do qetësinë, shkon në lagjet periferike”, tha ai, duke komentuar mundësitë që ofron kryeqyteti.

Ai shtoi se Prishtina ka veçantinë e saj pasi që është edhe qendër administrative dhe e biznesit por edhe vend ku do mund të zhvillohej sektori i bujqësisë.

“Ne jemi qendër administrative sepse askund nuk zhvillohet më shumë ekonomi se sa në Prishtinë. Po ashtu, kemi edhe një pjesë shumë të madhe të zonës rurale sepse duhet të merremi edhe me çështjet bujqësore pasi që ajo është zemra e zhvillimit ekonomik”, deklaroi Ahmeti.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori