LAJMI I FUNDIT:

Zgjatet afati për përmbushjen e kushteve të kontratës për Brezovicën

Zgjatet afati për përmbushjen e kushteve të kontratës për Brezovicën

Komiteti Drejtues Ndër-ministror për Projektin Zhvillimor të Kompleksit Turistik të Brezovicës ka vendosur që të zgjas afatin e Periudhës se Tranzicionit për përmbushjen e kushteve kontraktuale deri më 31 maj 2016.

Ky vendim pasoi kërkesën e partnerit privat, Brezovica Resort L.L.C si palë nënshkruese e Kontratës së PPP-së me Qeverinë e Republikës së Kosovës.


Hyrja në fuqi e vazhdimit të Kontratës u konfirmua sot, pas përmbushjes së kushteve që Komiteti Drejtues Ndër-ministror për Projektin Zhvillimor të Kompleksit Turistik të Brezovicës i kishte vënë partnerit privat.

Sipas kërkesës së Komitetit Drejtues Ndër-ministror, partneri privat ka përmbushur obligimin për dyfishimin e garancionit për sigurim të tenderit dhe ka konfirmuar se do të dorëzojë raporte mujore me shkrim në lidhje me progresin e arritur në plotësimin e parakushteve.

Sipas kontratës së nënshkruar me datën 14 prill 2015, palët kishin rënë dakord për një periudhë tranzitore prej 180 ditëve, që përfundon më 24 dhjetor 2015, për të përmbushur të gjitha obligimet kontraktuale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori