Organizata të ndryshme vendore edhe ndërkombëtare, në hulumtimet që kanë bërë për vitin 2015, kanë treguar se perceptimi për korrupsionin në Kosovë është i lartë dhe i përhapur në pothuajse të gjitha institucionet.
Disa nga organizatat kanë konstatuar se “Kosova mbetet tolerante ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet”.
Institucionet e Kosovës patën thënë se lufta kundër korrupsionit edhe gjatë vitit 2015, do të jetë prioritet, mirëpo, siç thuhet, “lufta ka qenë e padukshme”.
Përfaqësues organizatash dhe agjencish që merren me monitorimin e luftës kundër korrupsionit, thonë se drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe udhëheqësit ndërkombëtarë të misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, EULEX, luftën kundër korrupsionit e kanë shndërruar në retorikë politike.
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, në konferencën vjetore të prokurorive pati kërkuar nga mekanizmat e drejtësisë që të zbatojnë ligjet dhe të luftojnë korrupsionin.
“Ne jemi lodhur si shoqëri nga shkalla e lartë e korrupsionit. Ne kemi dëmtuar funksionimin e shtetit me politikat e mosndëshkimit të të gjithë atyre që janë përfshirë në afera korruptive. Ne kemi goditur jo vetëm imazhin në skenën ndërkombëtare me këtë shkallë të perceptimit për korrupsionin, dhe sërish nuk kemi vepruar aq dhe ashtu si duhet”.
“Sot nuk është koha për të shprehur me fjalë përkushtimin për luftën kundër korrupsionit. Sot është koha që, për hir të mirëqenies së qytetarëve dhe për hir të bërjes së shtetit të Kosovës, ta gjejmë forcën dhe guximin e ta përfundojmë këtë cikël të frikës dhe të mosndëshkimit”, ka thënë presidentja Jahajaga duke shtuar se “është koha ta bëjmë Kosovën vend të pa korruptuar”.
Presidentja Atifete Jahjaga, me 14 shkurt 2012, ka themeluar Këshillin Kombëtar Kundër Korrupsionit, këshill ky që ka për qëllim bashkërendimin e punës dhe aktiviteteve të institucioneve e agjencive, për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin.
Në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thonë se ndjekja e profilit të lartë të korrupsionit vazhdon të mbetet sfida kryesore e sistemit prokurorial.
Betim Musliu konsideron se mungesa e vazhdueshme e rezultateve për vite të tëra dhe zbatimi i drejtësisë selektive në raste të caktuara në ndjekjen e personave të fuqishëm ka ndikuar në humbjen e besimit të qytetarëve në sistemin prokurorial.
“Luftimi i korrupsionit është shndërruar në retorikë politike nga partitë udhëheqëse, drejtues të institucioneve të drejtësisë, përfshirë edhe udhëheqësit ndërkombëtarë të misioni të EULEX-it. Fatkeqësisht, përtej kësaj retorike nuk ka pasur vullnet dhe rezultate konkrete për të luftuar korrupsionin në Kosovë, sidomos korrupsionin e profilit të lartë. Kosova nuk vuan nga mungesa e ligjeve dhe politikave, por vuan nga zbatimi i tyre në praktikë”, tha Musliu.
Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, pati deklaruar se Kosova edhe në vitin 2015, ka humbur luftën kundër dukurisë së korrupsionit.
“Janë të gjitha parakushtet për të luftuar, për të parandaluar korrupsionin. E vetmja gjë që po na mungon janë rezultatet. Të gjitha raportet dhe matjet e perceptimit të përgjithshëm na vlerësojnë njësoj dobët. Duhet një vullnet i fuqishëm politik, e ky vullnet politik po mungon dhe kursesi lufta kundër korrupsionit nuk po arrin të vijë në top agjendën e prioriteteve”, tha Preteni.
Lorik Bajrami nga Organizata për Demokraci dhe Anti-Korrupsion “Çohu”, mendon se problemi më i madh në Kosovë me rastet e dyshuara të korrupsionit qëndron te lëndët që kanë të bëjnë me nivelin e lartë politik.
“Unë mendoj se institucionet e Kosovës, gjithë ai mekanizëm institucional, i cili është i thirrur për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin, kanë dështuar jo vetëm në adresimin e çështjes së korrupsionit të nivelit të ulët, mirëpo kanë dështuar posaçërisht me adresimin e korrupsionit të nivelit të lartë ose ndjekjen dhe gjykimin e zyrtarëve të lartë publik që janë të involvuar në korrupsion”, tha Bajrami.
Nivelin e lartë të keqpërdorimeve në fushën e prokurimit publik, autoritetet e Kosovës nuk kanë arritur ta zvogëlojnë, as në vitin 2015, kanë vlerësuar përfaqësues të organizatave ekonomike në Kosovë.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, i pati thënë Radios Evropa e Lirë se ende një pjesë e madhe e ankesave që i marrin nga bizneset lidhen me parregullsitë në fushën e tenderimit.
“Pavarësisht premtimeve të shumta që janë bërë nga ana zyrtarëve të ri të qeverisë dhe pavarësisht përfshirjes së nevojës për përmirësimin e aktiviteteve të prokurimit publik edhe në planin qeverisës të aprovuar nga qeveria në fund të vitit të kaluar, nuk ka pasur ndonjë progres apo ndonjë ndryshim substancial në fushën e prokurimit që nga viti i kaluar e tutje, dhe kjo lë shumë hapësirë për shqetësim nga ana e bizneseve”, kanë thënë Zeka.
Ambasadori amerikan në Kosovë Greg Delawie, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, 9 dhjetor, pati deklaruar se edhe pse ka disa përparime në luftën kundër korrupsionit, niveli i tij në Kosovë mbetet më i larti në krahasim me vendet e rajonit.
“Korrupsioni pengon punën e qeverisë, kufizon prosperitetin ekonomik, ndikon në cilësinë e demokracisë dhe zvogëlon legjitimitetin e qeverisë. Korrupsioni bllokon burimet publike, kufizon sipërmarrësit dhe largon investimet e huaja dhe vendase”, tha Delawie.
Në një hulumtim të Institutit Kosovës për Drejtësi thuhet se “prej 1 janarit 2015 deri më 30 shtator 2015, të dyshuar për korrupsion Prokuroria Speciale e Kosovës, ka zgjidhur raste ndaj 62 personave, prej tyre ndaj 51 personave ka ngritur aktakuza, ndaj 6 personave ka hedhur poshtë kallëzimet penale, ndërsa ndaj 5 personave ka pushuar hetimet.
Prej këtyre rasteve, Instituti Kosovës për Drejtësi ka gjetur se Prokuroria e Shtetit, ka bërë publikimin e informacioneve për këtë periudhë për ngritjen e aktakuzave vetëm në pesë raste, ku të përfshirë në bazë të pozitave janë: një ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, një ish-Kryetar Komune, një ish-Sekretar i Përgjithshëm, 18 zyrtarë komunalë, gjashtë pronarë të kompanive, një drejtor, një drejtor instituti, tre menaxherë, dy zyrtarë dhe një rast ndaj personave që ndërlidhet me dyshimet për keqpërdorime në ish-Ministrinë e Transportit dhe Telekomunikacionit”.
Organizata të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare kanë thënë se mungesa e vullnetit politik në luftën kundër korrupsionit, mos-koordinimi dhe mos-bashkëpunimi efikas dhe efektiv në mes të agjencive dhe institucioneve ekzistuese dhe atyre të pavarura në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, ndikon drejtpërdrejtë në mungesën e rezultateve në luftimin e kësaj dukurie në Kosovë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj
Inflacioni në shtator është rritur për 0,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp