LAJMI I FUNDIT:

Rafuna: Serbia vazhdon të jetë importuesi më i madh në Kosovë

Rafuna: Serbia vazhdon të jetë importuesi më i madh në Kosovë

Serbia sikur në shumë sektor të tjerë solli probleme të shumta edhe në ekonomi, por mbeti importuesi kryesor i mallrave në Kosovës që nga pas lufta e deri në 2015. Ndër sfidat e kryesore për Doganën e Kosovës mbetet siguria në kufi, sidomos pas sulmeve në Paris, luftimi i kontrabandës, evazionit fiskal, si dhe mbledhja e të hyrave apo arritja e projeksionit.

Për këtë vit, Dogana e Kosovës ka mbledhur rreth 930 milionë euro, kurse projeksioni për vitin 2016 për këtë institucion i cili është burimi kryesor për mbushjen e buxhetit është 1 miliardë euro.

Dogana konform legjislacionit të Kosovës, sikurse në çdo vendkalim tjetër po arrin të bëjë kontrollin e mallrave edhe në dy pikat kufitare në veri. Në 2014 ishin inkasuar 4.5 milionë euro të hyra në Jarinje dhe Bërnjak, ndërsa në 2015, 3.7 milionë euro të hyra më shumë. Kështu ka deklaruar drejtori i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna në intervistën për KosovaPress, i cili thotë se pika e Doganore e Prishtinës prinë për mbledhjen e të hyrave të brendshme doganore, për arsye se shumica e bizneseve janë të fokusuara këtu.


Rafuna thotë se shteti fqinjë Serbia ende po vazhdon të jetë importuesi më i madh i mallrave në Kosovë, kurse sipas tij, prej shteteve evropiane në vendi n e tretë është Gjermania dhe Italia në vendin e pestë. “Ende prinë Serbia faktikisht. Serbia për shkak edhe të marrëveshjes së CEFTA-s që e kemi me këtë shtet po edhe me shtetet e tjera. Mirëpo, në këtë vit, ka një përmirësim, më gëzon fakti që kemi edhe shtetet e Bashkimit Evropian që janë ngritë në listën e importit sidomos, Gjermania tani është e treta dhe Italia është e pesta me importe”, thotë Rafuna.

Ka rënë kontrabanda e mallrave dhe evazioni fiskal në veri të Mitrovicës, meqë sipas drejtorit të hyrat doganore janë rritur për 80 milionë euro. Rafuna ka përmendur edhe shifrat e të hyrave në këto dy pika doganore. “Po vet rritja e të hyrave tregon se ne t ani i kemi 80 milionë euro më shumë se sa viti i kaluar, kjo tregon që e kemi luftuar informalitetin duke përfshirë kontrabandën dhe evazionin fiskal. Në ato dy vendkalime kufitare, ne jemi vendosë në vitin 2013. Që nga ajo periudhë kohore ne kemi inkasuar detyrimet importuese doganore konform legjislacionit të Kosovës sikurse në çdo vend kalim tjetër. Në vitin parë, pra në 2014, ne kemi inkasuar 4.5 milionë euro të hyra në Jarinje dhe Bërnjak, ndërsa, këtë vit kemi inkasuar 3.7 milionë euro të hyra më shumë”, tha Rafuna.

Objektivi primar për Doganën në vitin 2016 do të jetë objektivi i mbledhjes së të hyrave, meqë do të ketë 6 për qind obligim për mbledhjen e të hyrave më shumë se në vitin 2015. Drejtori i Doganës thotë se objektiv tjetër mbetet ofrimi i sigurisë për qytetarët për arsye se tani kanë një rrethanë tjetër që është krijuar sidomos pas sulmeve në Paris. “Objektivi madhor ose primar prapë për ne, për vitin 2016 do të jetë objektivi i mbledhjes së të hyrave, për arsye se në vitin e ardhshëm do të kemi 6 për qind obligim për mbledhjen e të hyrave më shumë. Në këtë vit kishim 946 milionë, ndërsa në vitin e ardhshëm projeksioni është 1 miliardë që Dogana e Kosovës duhet t’i mbledh dhe t’i bartë në buxhetin e shtetit. Pa dyshim objektiv tjetër mbetet ofrimi i sigurisë për qytetarët për arsye se tani kemi një rrethanë që është krijuar, sidomos pas sulmeve në Parisi që kishte ndodhur, ku edhe Dogana është pjesë e të gjitha agjencive të sundimit të ligjit dhe kontribon brenda kompetencave të saj”, thotë drejtori Rafuna.

Kurse, sa i përket të hyrave për 2015, Rafuna thotë se Dogana e Kosovës që nga themelimi saj, këtë vit qëndron suksesi më të madh në inkasimin e të hyrave. Në këtë periudhë janë arritur të realizohen 928 milionë euro, kurse projeksioni ka qenë 946 milionë. “Deri më sot, katër ditë para mbylljes së vitit kemi arritur që te kemi 928 milionë të hyra të mbledhura. Për herë të parë në historinë tonë që nga themelimi prej vitit ‘99 si dogana e UNMIK kemi tejkaluar vlerën e 900 milionë. Po ashtu, pritjet tona janë që deri në fund të vitit sa na kanë mbetur 4 ditë, ne do të arrijmë projeksionet do ta tejkalojmë realizimin e të hyrave. Ky është suksesi më i madh që ka korrur dogana jo vetëm në këtë vit por duke përfshirë edhe periudhën prej themelimit deri më sot”, tha Rafuna.

Ai tha se vitin e kaluar Dogana e Kosovës ka mbyllë me 871 milionë, ndërsa këtë vit 946 milionë euro që i bie se do të ketë të hyra 9 për qind më shumë sesa vitin e kaluar. Sipas tij, për vitin e ardhshëm janë projeksioni për të hyra është 1 miliard euro. “Për këtë vit me Ligjin e Buxhetit për vitin 2015 planifikimi ose projeksioni për të hyrat të mbledhura nga Dogana e Kosovës është 946 milionë euro, kurse projeksioni për vitin 2016 është 1 miliardë euro”, thotë Rafuna.

Ai thotë se prej të gjitha pikave kufitare në Kosovë, prinë qendra kryesore e Prishtinës për mbledhjen e të hyrave, pastaj, Ferizaj me Han të Elezit dhe si pikë e tretë Prizreni me Vërmicë. “Sipas statistikave ose të dhënave tona prinë me mbledhjen e të hyrave të brendshme doganore që kemi në Prishtinë, për arsye se shumica e bizneseve janë të koncentruara në Prishtinë ose janë të themeluara ose kanë veprimtarinë e tyre që ushtrojnë në Prishtinë dhe mallin e zhdoganojnë këtu në Prishtinë, më pas prin Ferizaj bashkë me Hanin e Elezit, dhe si pikë e tretë vijë Prizreni me Vërmicën. Këto janë tri zyrat e brendshme ose drejtoritë rajonale që prijnë me të hyra me buxhetin doganës dhe më pas edhe me buxhetin e shtetit”, tha Rafuna.

Drejtori i Doganës thotë se janë të përkushtuar krijojnë siguri bizneseve të ndershme për hapësirë që në suaza të tregut të lirë të vepron konkurrenca e lirë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori