Edhe pse të dhënat për personat e punësuar gjatë vitit 2015 nuk janë publikuar ende nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, sipas kësaj agjencie në këtë vit ka pasur një trend pozitiv në krahasim me vitet paraprake.
Sa i përket viteve të kaluara, shkalla e papunësisë ka rënë lehtë nga 30.9 për qind në 30.0 për qind, midis viteve 2012 dhe 2013 por pastaj ka shënuar rritje në 35.3 për qind në vitin 2014.
Megjithatë, midis viteve 2013 dhe 2014 përqindja e personave të dekurajuar (personat joaktivë, të cilët nuk kërkojnë punë pasi besojnë se nuk ka) ka rënë nga 12.1 për qind në 10.7 për qind. Shkalla e joaktivitetit gjithashtu ka shënuar rënie të lehtë midis dy viteve.
Drejtori i Departamentit të Statistikave Sociale, Bashkim Bellaqa gjatë një interviste për KosovaPress ka thënë se ata i kanë të dhënat për vitin 2015, por se ende nuk mund t’i bëjnë të ditura. Ai është i bindur se shkalla e papunësisë gjatë vitit 2015 është zvogëluar, ndërsa është rritë numri i të punësuarve. “Ne kemi të dhëna për tregun e punës për vitin 2015 por ende ato nuk publikohen. Janë të dhëna me karakter tre mujorë, por sipas trendëve të shkallës së punësimit dhe papunësisë, në vitin 2015 kemi trend pozitiv, pra kemi rënie të shkallës së papunësisë dhe rritje të shkallës së punësimit, por të dhënat finale do t’i publikojmë në vitin 2016”, tha Bellaqa.
Sipas të dhënave të vitit 2014, Bellaqa tha se nga rreth 1 milion e 811 mijë banorë popullsi rezidente që ka pasur Kosova, në moshë pune kanë hyrë mbi 1 milion e 202 mijë banorë.
Sipas tij, nga kjo popullsi e moshës së punës, përqindja më e madhe e popullatës është në fuqi joaktive, apo 58.4 për qind, apo mbi 702 mijë banorë dhe se këtë përqindje e rritë më së shumti gjinia femërore. “Por nga kjo popullsi e moshës së punës, përqindja më e madhe e popullatës është në fuqi joaktive, apo 58.4 për qind apo në vlera numerik 702 mijë e 238 banorë. Pra, nuk janë ekonomikisht aktivë që do të thotë se ata nuk janë të punësuar. Nga kjo vlerë 58.4 për qind e popullsisë në moshë të punës është jo aktive 18.2 për qind kur nuk kanë kërkuar punë sepse besonin se nuk kanë punë, ndërsa punonjësi e dekurajuar përbëjnë 10. 7 për qind të popullatës në moshë pune, në nivel të ngjashëm si për femrat, ashtu edhe për meshkujt. Por përqindjen më të madhe të fuqisë jo aktive e përbënë gjinia femërore apo rreth 38.8 për qind”, tha Bellaqa.
Ai shtoi se nga numri i popullsisë me moshë për të punuar, fuqi aktive gjatë vitit 2014 ka pasur 41.6 për qind. “Në kuadër të vlerës 1 milion e 202 mijë e 489 banorë, fuqi aktive kemi 41.6 për qind, apo e shprehur në vlera numerike 500 mijë e 251 banorë, janë do të thotë ekonomikisht aktiv. Prej kësaj popullate aktive kemi 35.3 për qind të papunësuar, apo 167 mijë e 743 persona. Ndërsa, të punësuar 26. 9 për qind apo 323 mijë e 508 persona aktiv janë të punësuar. Nëse i krahasojmë trendët, në vitin 2014 ka pasur trendë negative sa i përket shkallës së punësimit dhe papunësisë, nëse e krahasojmë në vitin 2013 shkalla e punësimit ka qenë 28. 4 për qind, ndërsa në vitin 2014 kemi rënie në 26.9 për qind, pra në këtë rast kemi rënie për 2.5 për qind”, shtoi ai.
Edhe te fuqia punëtore apo aktive papunësia është më e theksuar tek gjinia femërore ku shkalla e papunësisë sillet 41. 6 për qind, ndërsa të meshkujt 33.1 për qind. Ndërsa, shkalla e punësimit te femrat është 12.5 për qind e te meshkujt 41.3 për qind.
Por, sipas Bellaqës karakteristikë në Kosovës është se shkalla e papunësisë është e theksuar te grupmoshat e reja prej 15 deri në 24. “Në Kosovë është shkalla e papunësisë është e theksuar te grupmosha e re, përkatësisht ku përfshihet mosha 15 deri në 24 vjeçe, ku shkalla e papunësisë tek kjo moshë sillet 61 për qind. Si çështje tjetër te shkalla e papunësisë, përqindja më e madhe e personave të punësuar janë me kontrata të përkohshme, ku 71.6 për qind të të punësuarve kishin kontrata të përkohshme, ndërsa 28.4 për qind kontrata të përhershme. Pyetja që i është bërë të anketuarve se pse nuk i është bërë kontrata e përhershme është esenca se asnjëherë nuk i është ofruar një kontratë e tillë”, tha ai.
Me këto statistika Kosova vazhdon të prij si vendi me më pak të punësuar në rajon, ku pas saj prin Bosnja me 27. 5 për qind të papunë dhe e treta vjen Serbia me 18.9 për qind. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritja e pensioneve për 20 për qind, Kurti: Fillon nga ky muaj
Inflacioni në shtator është rritur për 0,2 për qind në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar
“Tiny Realms Under Surreal Tides”, faqe e re e bashkëpunimit midis artit dhe pasurive të paluajtshme
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp