LAJMI I FUNDIT:

E pa kuptimtë lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizjen e lirë të njerëzve

E pa kuptimtë lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizjen e lirë të njerëzve

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) pritet të zbatohet në praktikë gjatë këtij viti. Mirëpo, afaristët kosovarë thonë se lëvizja e lirë e mallrave nuk ka kuptim pa lëvizje të lirë të njerëzve. Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), veç tjerash parasheh edhe lëvizje të lirë të mallrave ndërmjet Kosovës e Bashkimit Europian.

Mirëpo, afaristi Muharrem Osmani, nuk pret përfitime nga MSA-ja, për shkak të mos-liberalizimit të vizave. “Si të bëjmë ne eksport në vendet e BE-së kur së pari nuk kemi liberalizim të vizave, kur duhet të shkojmë nga një Ambasadë në tjetrën të harxhojmë. Ambasadat e shtetet e BE-së prej neve kosovarëve vetëm pasurohen si dhe ato agjenci përreth Ambasadave”, tha ai

Sipas Osmanit, nuk ka kuptim lëvizja e lirë e mallrave, pa lëvizje të lirë të njerëzve. “Si mund të bëhen kontaktet mes dy personave nëse ata komunikojnë përmes e-maileve apo telefonave, nëse nuk kanë takime, të bisedojnë e të shohin produktin direkt e të prekin me dorë”, thekson ky afarist për Radio Kosovës.
Kurse afaristi tjetër Sylejman Konushevci, thotë se përfitimet nga MSA-ja do të arrihen vetëm me liberalizim të vizave.


“Po do të na hapet ajo mundësi kështu që presim që në të ardhmen të eksportojmë edhe në shtete tjera”.

Kosova është shteti i parë që ka nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asociimit pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, nga i cili Bashkimi Europian njihet si entitet ligjor. Si rezultat, kjo është marrëveshje ekskluzive ndërmjet BE-së dhe Kosovës, që nënkupton se marrëveshja nuk ka nevojë të ratifikohet nga shtetet anëtare të BE-së veç e veç, siç kishte ndodhur për vendet e tjera rajonale. Marrëveshja pritet të hyjë në fuqi rreth dy muaj pas shkëmbimit të letrave të ratifikimit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori