LAJMI I FUNDIT:

Dënohet djegia e veturave zyrtare

Dënohet djegia e veturave zyrtare
Ilustrim

Ministria e Financave (MF) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), dënojnë aktet e pa përgjegjshme të individëve të cilët po dëmtojnë pronën e shtetit dhe njofton opinionin publik mbi dëmet e shkaktuara nga djegia e katër veturave zyrtare gjatë vitit 2014, 2015 dhe 2016 vetura të cilat kanë qenë në shfrytëzim të ATK-së, tri nga këto janë djegur në qytetin e Mitrovicës dhe një në Ferizaj, të cilat në momentin që janë djegur kanë qenë të parkuara nëpër parkingjet e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK).

Me këtë rast i drejtohemi opinionit të gjerë se veturat me tabela – targa zyrtare të ATK-së janë në lëvizje pa ndërprerë për të kryer punët e tyre zyrtare prandaj edhe nëse këto vetura janë të stacionuara në vende të ndryshme ju njoftojmë se zyrtaret tatimore janë duke inspektuar apo kontrolluar bizneset të ndryshme për mbarëvajtjen e punës.

Kështu që kërkojmë nga të gjithë qytetarët e Kosovës që të bashkëpunojnë për të luftuar informalitetin – ekonominë e zezë së bashku me zyrtarët e ATK-së.


Dëmi i shkaktuar në djegien e veturave ATK-së është i konsiderueshëm dhe ky dëm për fat të keq u faturohet qytetarëve të Kosovës sepse këto vetura janë blerë me taksat dhe tatimet e qytetarëve të vendit tonë. Prandaj edhe njëherë kërkojmë mbështetjen e të gjithë qytetarëve. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori