LAJMI I FUNDIT:

Si të bie niveli i ujërave, Shtimes do t’i kthehet uji i pijshëm

Si të bie niveli i ujërave, Shtimes do t’i kthehet uji i pijshëm

Bordi i Drejtorëve të Kompanisë Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” i kryesuar nga Amir Gashi dhe Kryeshefi Ekzekutiv Gjelosh Vataj, pasditen e së martës e deri në orët e vona të mbrëmjes, qëndruan në Komunën e Shtimes, pas vërshimeve nga reshjet atmosferike, ku si pasojë, u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm që të mos rrezikohen personeli i kompanisë dhe stabilimentet elektromakinerike në stacionin e pompave dhe rezervuarin kryesor.

Ata përcollën me shqetësim dhe vëmendje të shtuar situatën e krijuar pas përmbytjeve në këtë komunë që është zonë e shërbimit të kësaj kompanie, ku u takuan me kryetarin e Asociacionit të Komunave të Republikës së Kosovës njëherësh edhe kryetar i komunës së Shtimes Naim Ismajli, për t’i ofruar mbështetje dhe përkrahje të vazhdueshme në tejkalimin e situatës së krijuar dhe bashkërisht vizituan banorët e qytetit dhe fshatit Myzeqinë, për të parë më afër gjendjen e krijuar pas këtyre vërshimeve.

Shtime, 6 janar


Amir Gashi ftoi qytetarët e komunës së Shtimes që të jenë të bashkuar në këtë situatë të krijuar nga natyra, dhe që me përkushtim e solidaritet të tejkalohen sfidat me të cilat mund të ballafaqohet secili njeri.

Ndërsa, Gjelosh Vataj i siguroi qytetarët se Kompania e Ujësjellësit Rajonal “Prishtina” respektivisht Njësia Operative e Ujësjellësit Shtime është në gjendje gatishmërie për t’i ofruar çfarëdo ndihme qytetarëve , dhe posa të bie niveli i ujërave sipërfaqësore, furnizimi me ujë të pijshëm do t’i kthehet normalitetit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori