LAJMI I FUNDIT:

FMN: Po rriten dallimet mes të pasurve dhe të varfërve

FMN: Po rriten dallimet mes të pasurve dhe të varfërve

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) , Christine Legarde tha se divergjenca mes ekonomive në zhvillim e atyre të pasura është në rritje, e se mund të çojë në luhatje të mëtejshme në tregje.

“Normat e rritjes janë të ulëta dhe fuqitë ciklike dhe strukturore kanë dëmtuar paradigmën tradicionale të rritjes”, tha Lagarde.
Ajo shton se me parashikimet e tanishme, bota në zhvillim do të takohet me atë të avancuar me një ritëm më të ulët se ç’qe parashikuar një dekadë më parë.

Sipas saj, ndryshimi do të ndikojë edhe në ekonomitë e pasura, pasi 1 për qind rënie në tregjet në zhvillim, mund të shkaktojë 0.2 për qind rënie në vendet e zhvilluara. Lagarde bëri thirrje për më pak varësi ndaj borxhit dhe përdorim më të madh të financimit me kapital. “Sistemi monetar ndërkombëtar mund të përfitojë më shumë nga një përqindje më e lartë e kapitalit se sa flukseve të borxhit”, tha Lagarde.


Kjo sipas saj, mund të arrihet duke shqyrtuar instrumentet që ndryshojnë natyrën e flukseve ndërkombëtare, pra larg borxhit afatshkurtër dhe drejt flukseve afat-gjata të kapitalit. Ajo lajmëroi se dalja e Rezervës Federale nga normat pranë zeros, ka fuqinë për të shkaktuar trazira të mëtejshme në kursin e këmbimit.

Shefja e FMN-së shton se kjo luhatshmëri mund të shkaktohet edhe për shkak të paqartësisë së veprimeve politike. Në lidhje me Kinën, Lagarde tha se zhvendosja në një rritje më të ngadaltë e të qëndrueshme është pozitive në terma afatgjatë. Por në periudhë afat shkurtër, ndikimi i ekonomisë së 2-të më të madhe në botë do të shkaktojë trazira në tregtinë globale dhe çmimet e lëndëve të para. Për çmimet e naftës Lagarde thotë se do të qëndrojnë të ulëta. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori