Meagen Collins, shkrimtare e udhëtimeve dhe fotografe e “Travel Freedom Network”, në një reportazh të botuar së fundmi në “Yahoo Travel” përzgjodhi pesë destinacione evropiane, të cilat ajo i cilëson si të nënvlerësuara dhe që duhet të vizitohen tani.
“Jemi në vitin 2016 dhe shumë prej jush mund të kenë dy objektiva kryesorë: të humbisni në peshë dhe të udhëtoni më shumë. Ne jemi këtu për t’ju ndihmuar me këtë të dytën. Ju inkurajojmë që të befasoni miqtë tuaj këtë vit dhe të zbuloni disa prej vendeve ‘të nënvlerësuara’ europiane. Dhe e dini çfarë? Që të gjitha këto vende janë jashtëzakonisht të bukura dhe me kosto të përballueshme”, shkruan Collins.
Shqipëria
Në qoftë se ju doni bukurinë e ishujve grekë me një çmim më të përballueshëm, atëherë blini një biletë avioni për në Shqipëri sot. Ne vizituam Tiranën dhe Shkodrën, por qytetet bregdetare të Rivierës Shqiptare janë një vend popullor për të vizituar gjatë muajve të ngrohtë. Ky vend është i mbushur plot me bukuri aq shumë natyrore sa që do të ishte një turp për të lënë atë jashtë çdo udhëtimi evropian. Njerëzit janë të gjithë të mirëpritur, saqë bëjnë gjithçka për të ndihmuar ndonjë të huaj që ka nevojë për ndihmë.
Çfarë duhet të hani: mish viçi është specialiteti i Shqipërisë. Ne rekomandojmë pilafin shqiptar, që është oriz i gatuar në lëng mishi. Zakonisht kushton rreth 1 dollar.
Një fakt: Shqipëria, Armenia, Maqedonia dhe Vatikani janë të vetmet vende evropiane pa degën e një “McDonald”.
Kosova
Kosova, e në veçanti qyteti i Prizrenit, është vendi ynë i ri i preferuar. Kur ishim atje në nëntor, dimri po afrohej dhe ditët po bëheshin më të ftohta. Por, njerëzit përsëri i shijonin orët e limituara me diell. Banorët pinin kafe në kafenetë e qytetit. Restorantet ishin plot çdo natë dhe baret ofronin pije të lira dhe atmosferë relaksuese.
Çfarë mund të hani? Provoni ‘pleskavicat’, mish i pjekur dhe i mbushur me djathë. Këtë ushqim e provuam tek restoranti “Te Syla’, aq i mirë sa që shkuam atje çdo ditë. Çmimi ishte më pak se pesë dollarë dhe shumë prej restoranteve e shërbejnë atë me sallatë dhe patate të skuqura. Kosova është vendi më i ri i shekullit XXI dhe zyrtarisht i pavarur që nga data 17 shkurt 2008.
Maqedonia
Shkupi edhe pse është një qytet në ndërtim e sipër, është ende i bukur për të vizituar. Besoj se do të jetë i mrekullueshëm pasi të jetë përfunduar. Ju mund të endeni rrugëve dhe të admironi arkitekturën dhe artin e ndërtimit të urave, ose zonën e Pazarit të Vjetër.
Fakt: Nga të gjitha territoret e ish-Jugosllavisë, Maqedonia është i vetmi që fitoi pavarësinë në mënyrë paqësore.
Mali i Zi
Mali i Zi ofron bregdet të bukur, male mahnitëse dhe qytete historike të vjetra. Është nga destinacionet me rritjen më të shpejtë turistike në Ballkan.
Ushqimi: Ushqim deti, sidomos kallamari është popullor në Mal të Zi.
Rumania
Ne jetuam për katër muaj në Bukuresht gjatë viti 2015 dhe ramë në dashuri me këtë vend. Njerëzit janë miqësorë dhe kostoja e jetesës është e përballueshme. Gjatë qëndrimit natyrisht vizituam kështjellën e Drakulës, që ua rekomandojmë.
Ushqimi – Kur niseni jashtë për një vakt në Rumani duhet të dini këtë: Ju kurrë nuk do të largoheni nga restoranti i uritur. /Atsh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp