LAJMI I FUNDIT:

Agani e informoi ambasadorin Delawie me sukseset dhe sfidat e MMPH-së

Agani e informoi ambasadorin Delawie me sukseset dhe sfidat e MMPH-së

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie të cilën e njoftoi për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet kjo ministri, por edhe me prioritetet dhe planet e tij si ministër gjatë mandatit katërvjeçar.

Agani falenderoi ambasadorin Delawie dhe popullin amerikan për ndihmën që është duke i dhënë kësaj ministrie përmes USAID-it.

Ministri e informoi ambasadorin Delawie për arritjet, sfidat, në sektorin e planifikimit hapësinor, mjedisit, përkujdesjës për zonat e mbrojtjes, parqet kombëtare, shpronësimet, funksioninim e Këshillit Monitorues Zbatues, për qendrën historike të Prizrenit dhe trashëgimin kulturore të Kishës Serbe.


Duke folur për reformën në planifikimin hapësinor, ministri Agani tha se Kosova në këtë fushë është duke u shdërruar në lider.

Agani e njofti ambasadorin amerikan edhe për procesin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje, bazuar në regjistrin shtetëror të këtyre ndërtimeve që u përplikua në vitin 2015.

Agani informoi ambasadorin Delawie edhe për projektet e ndryshme të ministrisë në sektorin e mjedisit, me theks të veçantë në përmirësimin e cilësisë së ujit, planin e veprimit për parandalimin e keqpërdorimit të rërës dhe zhavorit nga shtretërit e lumenjve, në ngritjen e cilësisë së ajrit, konkretisht me aktin nënligjor me të cilin do të kontrollohen emisionet e gazrave nga automjetet.

Ambasadori Delawie u informua edhe për shënimet e ministrisë për kthimin e vendeve të reja të gjelbërta të punës në sektorin e trajtimit të mbeturinave të ngurta, nga ujërat e zeza mbi bazën e ekonomisë cirkulare, si dhe themelimin me ligj të Fondit Ekologjik dhe të efiçiencës së energjisë për këtë qëllim.

Gjatë bisedës Delawie u informua edhe për masat e ndërmarra nga MMPH përkitazi me ndryshimet klimatike, shpronësimet, problematikën e parqeve kombëtare, dhe çështjet e tjera nga këndvshtrimi i ministrisë.

Ambasadori Delawie i përcjelli ministrit Agani falenderimet e USAID-it për bashkëpunimin e shkëlqyer me ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përkitazi me ruajtjen e cilësisë së ajrit, dhe e informoi për projektin e Qeverisë Amerikane për instalimin e pajisjeve për matjen e partikulave PM 2,5 të pluhurit në kryeqytetet ku janë të vendosura ambasadat e SHBA-së, ndër të cilët prej muajt shkurt do të jetë edhe Prishtina.

Ambasadori Delawie, po ashtu u informua nga ministri Agani për aktivitetet që është duke i ndërmarr ministria përkitazi me nënshkrimin e memorandumit “Për hartimin e planeve zhvillimore komunale, hartës zonale komunale dhe planin rregullues të hollësishëm” që duhet të nënshkruhet së shpejti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori