LAJMI I FUNDIT:

Bordi i OSHP-së në “luftë” për tenderin 8-milionësh

Bordi i OSHP-së në “luftë” për tenderin 8-milionësh

Tenderi 8-milionësh i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për “Furnizim me ushqim për ushtarët e FSK-së” ka krijuar një “luftë” brenda Bordit të Gjykatës së Tenderëve në vend, i cili aktualisht përbëhet prej kryetarit, Hysni Hoxha, dhe dy anëtarëve, Tefik Sylejmani dhe Ekrem Salihu. Burime të besueshme të gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se tenderi në fjalë në masë të madhe ka tensionuar situatën brenda Bordit.

Duke u bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Zyrtare, gazeta “Zëri” ka marrë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit të gjitha dokumentet që lidhen me tenderin në fjalë, por jo edhe për procesin e shqyrtimit dhe të votimit final të Bordit, i cili konsiderohet si dokument konfidencial. Më 9 nëntor të këtij viti, Zyra e Prokurimit të FSK-së kishte shpallur kompaninë “Beni Dona” si fituese të tenderit për “Furnizim dhe përgatitje të ushqimit për nevoja të FSK-së” e ku vlera e kontratës për lotin e parë ka qenë 7,926,500 euro.

Mirëpo 10 ditë më vonë, të pakënaqur me procesin e vlerësimit ngase ishin cilësuar si të papërgjegjshëm, konsorciumi “Florenti & Korabi” kishte bërë ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) e ku paneli i OSHP-së në këtë rast ka nxjerrë një vendim krejtësisht të kundërt me opinionin e ekspertit shqyrtues, Visar Bashës. Në ankesën e bërë nga “Florenti & Korabi”, e të cilin e ka siguruar gazeta “Zëri”, thuhet se kur është shpallur fitues kompania “Beni Dona”, Zyra e prokurimit e FSK-së ka shkelur shumë nene të Ligjit të Prokurimit Publik (LPP). /Zëri/Telegrafi/


Në trend Ekonomi

Më shumë
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan

Botë
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba

Ekonomi
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj

Ekonomi
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave

Ekonomi
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj

Ekonomi
Kalo në kategori