LAJMI I FUNDIT:

Dojna Mema, prezantuese e  Top Fest (Video)

Dojna Mema, prezantuese e  Top Fest (Video)

Dojna Mema është prezantuesja e re e festivalit më të madh të muzikës moderne, Top Fest.

Bukuroshja 23-vjeçare është e zgjedhura e televizionit Top Channel për të drejtuar edicionin e 12-të të festivalit. Për ta njohur më shumë publikun Dojnën, televizioni ka realizuar kë reportazh për vazjën që rrëmbeu sivjet mikrofonin e drejtueses…

Nis edicioni i ri i festivalit të muzikës moderne “Top Fest 12”Ajo ka studiuar në Liceun Artistik “Jordan Misja” në Tiranë për piano. Por në studimet e larta zgjodhi të braktisë muzikën dhe të marrë një drejtim tërësisht ndryshe, atë të marrëdhënieve me publikun. Sivjet, ajo sapo është diplomuar në këtë degë.


Dy vite më parë, Dojna vendosi të eksplorojë në një tjetër fushë: Prezantimin. Prej atëherë, ajo drejton në Top Albania Radio programet “Live from Tirana”, “The top list” dhe “Versus”.

Zëri i dashur për dëgjuesin, shumë shpejt do të kishte edhe një fytyrë të bukur, kur Dojna zgjidhet të drejtojë programin “My music chart” në kanalin “My music”, të “Digitalb”.

Për herë të parë, prej ditës së sotme, Dojna e gjen veten përpara një publiku. Një përvojë, të cilën e reja po e shijon shumë dhe që e fitoi duke u bërë pjesë e një audicioni të zakonshëm. Shkathtësia, zgjuarsia dhe pamja e saj joshëse po e ndihmojnë të ngjitet me hapa të shpejtë.

Ku do ta shohim Dojnën në të ardhmen? E sigurt është se nga e hëna në të enjte, prej orës 15:30-16:30, bukuroshja do të jetë imazhi qendror i ekranit në Top Channel, ku krah saj do të ngjisin skenën artistë të muzikës moderne shqiptare. /tch/Telegrafi/

dojna

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje

Magazina
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin

Magazina
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës

Magazina
Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Banorët e BBVA 4 më në fund takojnë kafshët e tyre - vrapojnë me shpejtësi për t'i përqafuar

Magazina
Iu referua Gjestit si

Iu referua Gjestit si "djaloshi kosovar", Egla Ceno reagon në rrjetet sociale: Të jesh kosovar është krenari, kush mendon ndryshe është qelbësirë

Magazina
G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

G Bani flet në studio pas përjashtimit: Nuk e sulmoi një shqiptar i Shqipërisë një të Kosovës - unë vet kam prejardhje të largët nga Gjakova

Magazina
Kalo në kategori