LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimet e pista të yjeve

Rrëfimet e pista të yjeve

Yjet zakonisht refuzojnë të flasin për jetën e tyre intime, por ndonjëherë ndodh që ata të hapin zemrën dhe me të tjerët të ndajnë përvojat e tyre nga dhoma e gjumit.

Manekinia Chrissy Taigen ka rrëfyer se ajo dhe burri i saj John Legend kanë pasur seks në publik, më saktësisht në avion.

“Ishim duke shkuar në Tajlandë për ta vizituar nënën time dhe fluturonim me klasën e parë. Ishim nën batanije. Mendoj se do të duhej ta fitoja një trofe për realizimin e përkryer të seksit”, ka rrëfyer ajo, shkruan “Zëri”.
Russell Brand ka bërë shaka në llogari të ish bashkëshortes së tij, Katy Perry.

Kur jeni murg, nuk guxoni të bëni seks me askënd. Kur jeni në martesë, mund të bëni seks vetëm me një person. Kjo është më keq se sa të jesh murg. Nuk ka shumë dallim”.


Duke folur për seksin me Katyn, ai ka deklaruar: “Tërë kohën derisa bënim dashuri, mendoja për femra tjera”.

Këngëtarja legjendare Cher, ka folur për romancën e saj me Tom Cruise, duke e cilësuar si top pesë dashnorët më të mirë që ka pasur.

“Seksi me të ishte i nxehtë dhe i ashpër, edhe pse ka zgjatur vetëm një minutë. Ai është i shkëlqyeshëm”, ka thënë ajo, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Aktori Armi Hamer ka folur për përvojën e tij bizare në seks.

“Një vajzë është munduar të më ther me thikë derisa bënim seks. Nuk do të duhej të flisja për këtë. Më ka thënë: ‘dashuria e vërtetë lë gjurmë, ndërsa ti nuk e ke asnjë’. Dhe pastaj është munduar të më ther me thikë. Natyrisht, jam ndarë me të, por shtatë muaj më vonë”, ka rrëfyer ai.

Angelina Jolie në të kaluarën ka qenë më eksplicite, ku haptazi ka folur për seksin e saj.

Por kjo ka ndryshuar kur është bërë nënë, por prapë kohë pas kohe jep ndonjë detaj rreth jetës së saj seksuale me Brad Pitt.

“Shtatzënia është gjë e mrekullueshme për jetën seksuale. Ju bën më kreative, prandaj seksi bëhet më argëtues”, ka thënë Jolie. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi

Magazina
Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Fansat e BBVA vërshojnë me reagime në Twitter, duke komentuar afërsinë e Loredanës me G Banin

Magazina

"Ti të lodh trurin, a e ke vërejtur veten se sa shumë flet" - Gjesti lodhet nga Egli gjatë sfidës së Vëllait të Madh

Magazina
Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e

Nëna 76 vjeçare e Elon Musk në pasarelat e modës, merr vëmendjen në sfilatën e "Juzui" gjatë Javës së Modës në New York

Magazina

"Kosova ime evropiane, tri tubime madhështore për dy ditë dhe pa asnjë incident" - Vesa Luma krenohet me pluralizmin politik në Kosovë

Magazina
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh

Magazina
Kalo në kategori