LAJMI I FUNDIT:

Spektakël dhe festë automobilistike në Gjakovë

Spektakël dhe festë automobilistike në Gjakovë

Gara e tretë e disipilinës rrethore, e vlefshme për Kampionatin e Kosovës në automobilizëm, e cila u zhvillua të dielën në Gjakovë ishte një festë e vërtetë sportive. Mijëra dashamirë të këtij sporti e përcollën me interesim të madh këtë aktivitet të FASK-së, i organizuar edhe në bashkëpunim me Auto Klubin Gjakova 137.

Liridon Kalenderi me kartingun e tij, i cili garoi në kategorinë e gjashtë, e pati kohën më të shpejtë, pasi kohën e kaloi për kohën 2:28.245. Përveç rezultatit të mirë, ai të pranishmit i argëtoi edhe me akrobacionet pas përfundimit të garës.

Ndërkohë, po thuaj në të gjitha kategoritë garuese u tregua rivalitet mjaft i madh. Në kategorinë e parë sërish i pari doli Refki Jakupi i Prizrenit D&G, i cili pati kohë prej 2:48.499, ndërsa për vetëm 328 të qindtat më i ngadalshëm ishte Kreshnik Mariqi nga po i njëjti klub.


Me rezultate të mira ka vazhduar edhe Përparim Dushi (Prishtina RT), i cili ishte i pari në kategorinë e tretë, me kohën 2:38.083. Pas fitores në Prizren, serinë pozitive e ka vazhduar edhe Bekim Kadrija (Gjakova 137), i cili në kategorinë e katërt doli i pari, duke e kaluar shtegun për kohën 2:39. 319 minuta.

Në kategorinë e pestë, njëherësh më atraktive, triumfoi Flamur Ismaili (Prishtina RT) me kohën 2:35.958 minuta, ndërsa pas tij u rendit Erdin Opoja nga AK Prizreni.

Në plasmanin e përgjithshëm i pari doli Liridon Kalenderi (2:28.245 minuta), i dyti u rendit Flamur Ismaili (2:35.958), ndërsa i treti Korab Bajraktari me kohën 2:37.343.

Në konkurrencën ekipore, Pishtina RT doli e para, duke lënë prapa Prizrenin D&G dhe Ferizajn.

Fituesit sipas kategorive

Kategoria e parë:

  1. Refki Jakupi (Prizreni D&G) 2:48.409
  2. Kreshnik Mariqi (Prizrenit D&G) +00.328
  3. Emin Saber (Ferizaj) + 00.333

Kategoria e dytë:

  1. Korab Bajraktari (Ferizaj) 2:37.343
  2. Alban Prishtina (Prizreni D&G + 03.701
  3. Besnik Çitaku (Prishtina RCP) +03.976

Kategoria e tretë:

  1. Përparim Dushi (Prishtina RT) 2:38.083
  2. Gramos Mehmeti (Prishtina RT) + 02.608
  3. Valon Jaha (Prishtina RCP) + 08.019

Kategoria e katërt:

  1. Bekim Kadrija (Gjakova 137) 2:39.319
  2. Rexhep Bytyçi (Ferizaj ) + 04.154
  3. Arbër Rexhepi (Ferizaj) + 05.204

Kategoria e pestë:

  1. Flamur Ismaili (Prishtina RT) 2:35.958
  2. Erdin Opoja (Prizreni) + 03.131
  3. Naim Dashaj (Prishtina RT) +12.065

Kategoria e gjashtë:

  1. Liridon Kalenderi (Prizreni D&G) 2:28.245
  2. Mitat Vuçitërna (Rahoveci) +14.384
  3. Faton Rama (Prishtina RT) +14.497

/Telegrafi/