LAJMI I FUNDIT:

Nuk dëshiron të kthehet te Juventusi!

Nuk dëshiron të kthehet te Juventusi!

Tri gola në Bundesligë dhe një në Ligën e Kampionëve, dy asiste në kampionat, pesë në Evropë.

Shifra shumë të mira për francezin, Kingsley Coma, i cili synon të qëndrojë në Bayern Munich për një kohë të gjatë.

“Dua të qëndroj këtu”, ka thënë ai për “SportBild”, duke folur për huazimin dyvjeçar te bavarezët, ku ka shtuar “Muajt e fundit që kam kaluar në Torino ka qenë shumë stresuese. Nuk mendoj për Juventusin, dua të qëndroj te Bayerni”.

Fjalë të qarta. Ashtu siç është e qartë marrëveshja e arritur gushtin e kaluar mes Juventusit dhe bavarezëve për transferimin e francezit.


Bëhet fjalë për një huazim prej pesë milionë eurosh për vitin e parë, dy milionë për vitin e dytë dhe në fund, nëse gjermanët do të duan të ushtrojnë të drejtën e blerjes, do të duhet të paguajnë 21 milionë euro.