E bardha e pastër apo ngjyra të ndezura e intensive? Sezoni i ri pranverë-verë 2015 nuk të detyron të bësh zgjedhje. Mund t’i përdorësh të dyja variantet.
E bardha është padyshim ngjyra tendencë e kësaj vere, aq më tepër nëse zgjedh një stil që të përshtatet, deri edhe në minimaliste. Por e bardha nuk është e vetmja, sepse s’mund të qëndrojë asnjëherë vetëm.
Në të vërtetë, çdo koleksion i ri që është prezantuar së fundmi në pasarelat e modës ka qenë i mbushur me ngjyra, duke filluar nga më të thjeshtat deri tek të ndezurat si pink apo e verdhë. Cilën të zgjedhësh?
Atë që do më shumë, natyrisht! Këtu janë propozuar pesë ngjyrat që janë në modë gjatë këtij sezoni dhe që duhet t’i kesh në gardërobë për të qenë trendi.
E KUQE
Është ngjyra perfekte që të bën të biesh në sy menjëherë dhe e përshtatshme si për biondet, ashtu edhe për zeshkanet. E kuqja e këtij viti është pak e ashpër, por jo agresive. Po të shohësh me kujdes versionin “Gamme Rouge Moncler”, do të arrish të kuptosh anën romantike dhe të sofistikuar të së kuqes.
E KALTËR
Bashkë me të gjitha nuancat e saj, nga më e zbehta deri tek më e errëta. Madje, një veshje mjaft e nxehtë e këtij sezoni është padyshim ngjyra e kaltër e xhinsit (pantallona, këmishë, fustan).
E VERDHË
Pak e vështirë në pamje të parë të jesh e gjitha e veshur me të verdhë, por ajo është shumë e bukur nëse kombinohet me ngjyrat që i vijnë shumë për shtat, siç është e kaltra e zbehtë për të dhënë një pamje delikate, por edhe e kaltra marine për të tërhequr vëmendje. Po ashtu e verdha qëndron mjaft mirë edhe me të zezën.
ROZË
Është ngjyra që kryeson pasarelat e modës në disa sezone dhe vazhdon të jetë mjaft e përdorur, shkruan revista class. Pink mund të shkojë me çdo ngjyrë, por në verë kombinimi perfekt i rozës është me ngjyrën e bardhë. Provoje!
E GJELBËR
Edhe në këtë rast, janë të pranueshme të gjitha versionet dhe nuancat e kësaj ngjyre. Nga jeshilja e zbehtë, deri tek ajo me e fortë e deri tek uniformat tip hipi, të propozuara nga “Chanel” apo xhaketat nga “Ralph Lauren”, për të shkuar deri te e gjelbra që njihet si Aquamarine në kostumet e “Just Cavalli”-it. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Jeni krijuar për njëri-tjetrin? Këto shenja tregojnë nëse jeni në përputhje me partnerin tuaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë