Modelet i karakterizojnë linjat e drejta, rroba pak të gjera, disa radhë sumbullash zbukuruese dhe në përgjithësi pamje retrospektive e viteve ‘60 dhe ‘70 të shekullit të kaluar...
Stili elegant
Sivjet do të barten kryesisht modelet gjysmë të gjata të cilat shkojnë deri te gjunjët, edhe pse ka sosh të gjata të cilat shkojnë pak mbi nyjat e këmbëve dhe ato më të shkurtra të cilat shkojnë deri nga mesi i kërdhokullave, transmeton Telegrafi. Shumicën e modeleve e karakterizojnë linjat e drejta, sumbullat e mëdha, jakat e mëdha me shtojca siç janë gëzofi, dantellat, xhepat zbukurues. Ngjyrat janë kryesisht mbyllëta, nga e zeza, e përhirta dhe nuanca ngjyrë gështenje, deri te e kuqja dhe ngjyrë vjollce.
Stili komod
E veçanta për modelet komode është që të jenë pak të shkurtra, disa shkojnë deri te fillimi i kërdhokullave, disa deri te mesi i kërdhokullave, ndërsa ato më të gjatat deri te gjunjët, transmeton Telegrafi. Modelet janë më shumë “sportive”, rinore, me karfica dhe sumbulla të mëdha. Edhe këto pallto i karakterizojnë linjat e drejta, pastaj ngjyrat e mbyllëta, ngjyrat e çelëta dhe të e përhirta dhe e bardha.
Stili ushtarak
Ky stil do të mund të zbatohet në modelin komod të palltos, mirëpo, duke pasur parasysh që ky model sivjet aq shumë është i popullarizuar dhe i përhapur, kemi vendosur ta ndajmë në një grup të veçantë. Përjashtim është ngjyra e parezistueshme e përhirtë – top ngjyrë e këtij sezoni.
Stili i rrobave me kutia
Modelet me kutia sivjet më së shpeshti kanë bazën ngjyrë të përhirtë, e cila është e thurur me ngjyra pak më të gjalla – të kaltër, vjollcë, të portokalltë, të kuqe ose me ndonjë ngjyrë të shkëlqyer neutrale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa shpesh duhet t'i prisni flokët?
Jeni krijuar për njëri-tjetrin? Këto shenja tregojnë nëse jeni në përputhje me partnerin tuaj
Një fjali mund të ndalojë çdo debat, thonë shkencëtarët
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Java e parë e shtatzënisë: Është koha për planifikim dhe jetë të shëndetshme
Çizmet që veshën Hailey Bieber dhe Kendall Jenner, janë më të bukurat për këtë sezon dimri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë